“Harrohen” gomonet dhe kamionët, zbulohet skemë e re e transportimit të emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Britani

16 Prill 2024, 13:46Kronika TEMA
“Harrohen” gomonet dhe kamionët, zbulohet skemë e re e

Një skemë e re e transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe është zbuluar, pas një hetimi 8-vjeçar nga autoritetet vendase.

Tashmë emigrantët shqiptarë nuk përdorin më vetëm gomonet dhe kamionët për të mbërritur në territoret britanike, por listës i janë shtuar edhe avionët privatë.

"The Sun" ka publikuar detaje në lidhje me këtë hetim disa vjeçar, që çoi në arrestimin e Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadenën si dhe 4 falsifikues që prodhonin mijëra dokumente identiteti për emigrantët, duke përfshirë certifikatat që i lejonin ata të gjenin punë.

Ata të dy, sipas shkrimit, ishin pjesë e një bande europiane, të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të 10 mijë paundësh. 

Në këtë operacion policor ishin të përfshirë 100 policë, të cilët përfshinin oficerë të emigracionit dhe kufirit nga e gjithë Evropa.

37-vjeçari Kreshnin Kadena, ishte pika e kontaktit për pilotët që transportonin shqiptarë në Britani.

 

Lini një Përgjigje