
Drejtori i AKU-së në Lezhë, Besmir Frroku është prenconcuar pas incidentit me pushuesit në Shëngjin. Frroku thotë se janë marrë masat e nevojshme për inspektime.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Report TV ai shton se pushuesit nuk janë helmuar nga ushqimi.
“Në dijeninë time kanë qenë 15. Megjithatë po e marrim 20. Kemi ngritur strukturat, kemi hapur procedurat e inspektimit. Kemi marrë masat e nevojshme. Nuk e kanë nga ushqimi.
Gjatë kësaj periudhe kohore ne kemi fluks të shtuar dhe deri tani kemi bërë 120 inspektime. Supermarketet i kemi me inspektime, po inspektohen dhe kështu do bëhet deri në fund të sezonit.
Nuk ka asnjë lloj problematike që kemi konstatuar. “-tha Frroku.
Lini një Përgjigje