Historia shokuese: 19-vjeçarja me foshnje 4 muajshe u vra në Gërdec, dy prindërit e saj u vetëvranë të dy pas tragjedisë!

15 Mars 2024, 17:54Kronika TEMA
Historia shokuese: 19-vjeçarja me foshnje 4 muajshe u vra në

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA.

Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 19 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit bashkë me 25 të tjerë.

Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe.

Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas.

E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec.

Vdekja e Resmijes ka qenë ndër më të tmerrshmet.

Shkruan Klosi: “…Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 19-vjeçare, nëna e një foshnjeje  4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë,  derisa e kanë dëgjuar…

Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008…”.

Jemi ngjethur e kemi ndjerë dhimbje shumë herë për Gërdecin. Në fillim, tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit. Pastaj nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale. Jemi revoltuar nga mashtrimet  e Sali Berishës, kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë për të konvertuar me para dhimbjen e familjeve të të vdekurve.

Na ngatërruan më pas në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë.  Pastaj u mësuam.. Shohim Berishën, Mediun, Ramën, ish-ministrat, ministrat…  Qeshen ata: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”.

Por atje nën tokën e Gërdecit, aty buzë autostradës ku kalojmë përditë, ka eshtra fëmijësh të vrarë. Fëmijë të tretur.

I ndjeri Ardian Klosi shkruan në librin e tij, se “të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës”.

Ai zhvilloi takime me banorët dhe i intervistoi ata para botimit të librit:

“Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja.  Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte. Shumica e viktimave janë prej familjesh të ardhura ose nga fshatrat e Martaneshit, ose të Gramshit, krahina me bukuri të rrallë, por sot të braktisura, njerëz të mësuar me punë të rëndë e të ndershme, që ranë në kurthin e pagesave të shpejta e gjoja të sigurta në një fushë të minuar.

Shumica e të vrarëve janë vajza të reja, me fëmijë të vegjël ose në djep, apo dhe prindër të moshuar që kërkojnë të mbajnë në shkollë fëmijët e tyre. Pastaj të mitur si Flavio Deliu e Erison Durdaj, ata që s’patën kurrfarë lidhjeje e dijenie për bizneset e Albademilit me Ministrinë e Mbrojtjes.

Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos i harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë” – shkruan Klosi.

11 Komente

  1. U
    U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

    I shofte rraca e zagareve qe ushqejne Vampirret me gjak !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maloku

      Mallkimi rente mbi shkelzenin, paste nje tragedi me te rende.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Nuk ka mallkim që i zë kriminelët. Enveri vrau plot që kur ishte i ri e deri sa vdiq dhe populli prapë e çoi në varreza me lot në sy e nderime. Ashtu siç e paska thënë ajo amerikania, ne thjesht paguajmë për indiferentizmin tonë.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhulio

        Ato që vranë, sot janë apo kërkojnë pushtet/in, apo ndërtojnë në qëndër të tiranës gradaçiela, duke rivrarë këtë herë, në mënyrë të ngadalëshme, duke i mare oksigjenin. Ky është shteti, ku ripërsërit vrasjet, por në mënyra më moderne. Është e pafalëshme, ku shpirtrat e gërdecit, enden nëpër gjykata, sikur ai krim nuk ka emër. Ku emrat sot, i ke në qëndër të tiranës, ku po ndërtohet gradaçiela e rradhës, me sponsorë vrases. Mallkuar ato gradaçiela.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hakmarrja per drejtesi

          Fytyra dhe shpirti e djallit jane ne katin e shtate tek rruga e qorrave qe e duartrokasin pas cdo felliqesie te nxjerre nga hale goja e tij. Sali Berisha eshte misherimi i ligesise te veshur me pushtet. Simboli i poshtersise qe nuk jepet. Hakmarres dhe frikacak,mashtrues dhe i pafytyre qendron stoik ne poshterste e tij.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ersa

            O zot sa dhimbje. Shpresoj një ditë fajtorët të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen. Fatkeqësisht, kam pak shpresa me gjendjen e trishtuar që është drejtësia Shqiptare, me ata plepistat në xhepin e Salës.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prostituta Kombetare sali

              Familja rama, berisha, monalikja jetojne ne luks.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dyshimet e 21 janarit

                Kush mund te me sqaroje, si e beri Rama kryetar te bashkise Mat, gardistin e 21 Janarit?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje i Moshuar

                  Histori e dhimbshme pa FAJTOR : Kush duhet te paguaj per keta VIKTIMA ? Drejtesia Familja Berisha Fatmir Mediu ? Une them edge Partia Socialiste ,duhetvene pika mbi I ndryshe mos shkruani me se nahapet barkun

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gerdeci pret drejtesi

                    Histori shume e dhimshme per c’do njeri po a do tja dije mush nga ata qe kane ne dore kete pune , ata kane pire gjak njeriu e nuk duan ta dijne vec sa moren akoma duan e vazhdojne e vijedhin e bejne moral qe nga kreu Sali qeni Fatmir maskarai Kraja e Dumani qe na tregojne perralla me mbret . Ka mbetur ti lutmi zotit te marri hak ai se ketu ne toke nuk ka per te pasur drejtesi ndofta e per nja 13 vjet te tjera po zoi i madh ja u nxifte jeten me keq se keture fatkeqve .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arianiti

                      Ska gjo se i kap SKAPI kta pasi te fusi ne burg Beqajn, Incineratoret, Berishen etj. Gati SKAPEEEEEE

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje