Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit që shtyu nga shkallët të atit: S’kisha qëllim ta vrisja! Gjeta nënën e vrarë në mes të shtëpisë

7 Gusht 2024, 10:30Kronika TEMA
Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit që shtyu nga shkallët

Është zbardhur dëshmia e Klement Islamajt, 40-vjeçarit nga fshati Shalës, bashkia Konispol, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sëpatë nënën e tij 66-vjeçare  Shano Islamaj.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur.

Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

Lini një Përgjigje