Shuma më e vogël nis nga 50 mijë euro - Misteri i Florjan Gjergjit që gjobit biznesmenët duke u prezantuar si politikan

6 Gusht 2024, 18:00Kronika TEMA
Shuma më e vogël nis nga 50 mijë euro - Misteri i Florjan

Florjan Gjergji është kthyer në një nga emrat më të lakuar sa i përket jo vetëm medias dhe drejtësisë shqiptare, por kryesisht biznesmenëve të cilët prej disa vitesh janë bërë me ‘makthe’ nga ky person.

Shkodrani vitet e fundit është larguar për të jetuar drejt shtetit gjerman, dhe prej atje ku është drejton grupe të cilët së bashku me njëri tjetrin, u vendosin gjoba biznesmenëve në emër të zyrtarëve të lartë.

‘’Jam kryebashkiaku i Vlorës’’, ‘’Jam Erjon Veliaj’’, ‘’Jam Taulant Balla’’… në shumicën e rasteve ka përdorur emrin e Erion Veliaj, Taulant Ballës, Artan Lames, Vilma Nushit dhe së fundmi edhe të Pjerin Ndreut, raporton News24.

Ndërkohë që nga këto skema, shuma më e vogël e përfituar niste nga 50 mijë euro.

Emri i Florjan Gjergjit u publikua fillimisht më 7 janar të vitit 2023, operacioni ‘’Signal’’, emër i aplikacionit nga ku Gjergji me anëtarët e grupit të tij flisnin me ‘’viktimat’’ që binim pre e kësaj skeme mashtrimi.

Telegram dhe Signal, dy aplikacione që lejojnë përdoruesin të ketë emra fals, përdoreshin nga Gjergji sepse dërguesit nuk i shfaqet numri i celularit.

Rasti “Florian Gjergji” ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila vijon të përballet thuajse çdo muaj me të paktën nga një “pre” e tij, me të njëjtën skemë, por që lokalizimin dhe arrestimin e ka të pamundur.

Çështja u ngrit pak javë më parë edhe nga kryeministri Rama, i cili në rrjete sociale bëri thirrje për kujdes, të verifikohet paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e asaj që ai e quan “loje kriminale”.

Së fundmi, burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ka pasur disa raste biznesmenësh që kanë raportuar mesazhe të ngjashme, por nuk kanë rënë pre e mashtrimit.

Kjo ka ndihmuar edhe në prangosjen e shumë personave të përfshirë në këtë skemë, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në pranga.

Nuk dihet ende edhe sa do të qëndrojë në arrati shkodrani mashtrues, Florjan Gjergji por duket se ai nuk do të heqë dorë nga ‘’profesioni’’ i tij si shantazhues dhe gjobvënës. (BW)

9 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK-UT

    Nuk ka asnjë mister. Dhe pyetja nuk është sa do të qëndrojë në arrati ky mashtruesi . Pse të ashtuquajtur biznesmen paguajne shuma nga 50-100 mijë euro Lali fikut imagjinar apo ndonjë politikani tjetër imagjinar. Mos vallë kanë paguar më parë??

    Përgjigjjuni
    1. l
      lilu

      Kjo tregon gjendjen e biznesit shqiptar qe shmang taksat me dy bilance, gjithmone duke qene i lidhur me zyrtare shteterore te korruptuar, qe me pas u behet fare kolla shntazh per para...pyetja qe duhet te behet eshte se pse nje biznesmen duhet ti jape dikujt leke, qofte kryebahkak apo shtatr tjeter...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktor Mortja

        Ndaloni biznesmenet qe kane paguar, fshehin diçka! Mendoni lali Erin sa fikun e han ne kurriz te biznesit! Po ketij ja gjejne dot adresen?!?!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skenderi

          Pse paguajne bizneset para pushtetareve , ata duhen arrestuar , se sic duket kame paguar here tw tjera vertet ketyre pushtetareve, A ka mundesi vertet qe Erjon Veliaj ose ndonje tjeter tu kerkoje vertet pagesa cash bizneseve ?????? Shume e cuditshme!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doktor Mortja

            Zakonisht jo, vetem dhuratat kesh! Pagesat behen me perqindje te biznesit! Po te marresh me te pasurit e Shqiperise, shumica kane vetem emrin, pas tyre fshihen politiqenet tane!

            Përgjigjjuni
          2. t
            tuttifrutti

            kush eshte ai bole qe mjaftohet me nje sms per te dhene leke......

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sara

              po ishe shkodran te tana i ban

              Përgjigjjuni
              1. D
                DA

                ATA BIZNESMENE QE PAGUAN MBI 50000 EURO GJKBE KANE VJEDHUR TE PAKTEN 250000 EURO POPULLIN E SHTETIN - Hetim urgjent edhe per biznemene hajdute me cizme

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sateliti vezhgim nga hapsira

                  Keto “Biznesmene” nuk i kane bizneset e tyre por jane te politikaneve, te ishpolitikaneve, pushtetareve dhe te ishpushtetareve, deputeteve dhe te ishdeputeteve te cilet i kane vene keto biznese ne saj te korrupsionit dhe per te fshehur deklarimin e tyre, prandaj keto “Biznesmene”te punesuar paguajne gjoba tek gjobvenesi duke mare aprovimin e Atyre qe me te vertete jane pronaret e ketyre bizneseve qe jane gjobitur nga frika se mos zbulohen. Gjobvenesi vetem dy fjalë i thote ketyre “Biznesmeneve” paguani kete shume qe Un dua se për ndryshe do tregoj se ky nuk eshte Biznesi Juaj por i nje tjetri dhe ai tjetri e di kush eshte dhe Ai “Bosi” qe e ka Biznesin i thote paguje gjoben se me futen ne burg. Prandaj drejtesia duhet te meret me keta “Biznesmene” te rreme ti shtrydhi mire ne hetuesi dhe ti mbylli keta biznese dhe mos te harxhoje kohen duke u munduar me kap gjobvenesin. Ose me sa duket eshte loje e SPAKUT qe ben duke vene gjobe me anen e gjobvenesit te rreme per te zbuluar se kush i drejton keto biznese te kamufluar qe me teper bejne punen e pastrimit te parave te pronarve te vertete te ketyre bizneseve qe jane deputete, ishdeputet, pushtetare, ishpushtetare dhe politikane dhe ishpolitikane

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje