Detaje të reja nga krimi në Konispol, mbesa pa vrasjen e telefonoi të atin: Hajde në shtëpi se gjyshi vrau gjyshen

6 Gusht 2024, 11:20Kronika TEMA
Detaje të reja nga krimi në Konispol, mbesa pa vrasjen e telefonoi

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje që tronditi sot në mëngjes Konispolin.

Në fshatin e Shalës 69 vjeçari, Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si ‘sherrxhi’. 

Mësohet se ka qenë mbesa e tij, vajza që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

40 vjeçari, Klementin Ismailaj gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj e ka shtyrë nga shkallët dhe i moshuari ka gjetur vdekjen disa minuta më pas.

 

Lini një Përgjigje