
Zamira Durda e cila humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka folur për Report Tv, pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Mediut.
Në një intervistë për sot ‘Live në Shqipëri’, Durda bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se ka 15 vite dyerve të gjykatave.
Durda kërkon që të bëhet palë në çështje, ndërsa tha se nuk ka besim te SPAK, pasi janë prokurorët që kërkuan të mos bëhen palë e çështjes.
“Duhet të jemi palë e procesit, se ne e kemi kërkuar në të gjitha shkallët herë pas here, vit pas viti. Kjo çështje nuk është parashtruar për sa kohë nuk ka një vendim. Për ne që na morën 26 familjarë? Ku do ta gjejmë të drejtën?
Nuk kam besim te SPAK, janë prokurorët që na kanë përjashtuar neve. Dua të zbardhur vendimin e gjykatës. Ishte një fëmijë i pafajshëm 7 vjeç, nuk i njihet as predhat as municionet. Përgjigja ishte pusho zonjë se do dalësh përjashta. Përse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit.
Spak dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë dështuar. I them prokurorit që ka në çështje në dorë të kenë këllqe pak më shumë, se i kanë masat e sigurisë. Nëse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit, të gjitha dosjet e tjera për mua janë të kota.
Nëse pranohemi ne, do ndryshojë akuza. Janë prokurorët që s’duan të na bëjnë pjesë të procesit. Do dilnin prova të tjera”, tha Durda në Report Tv.
Nuk po e kuptojme perse PS nuk po kerkon ne Parlament shkrirjen e SPAK dhe krijimin e tij nga e para mundesisht me prokurore te huaj.Ky aktuali eshte i mbushur me “ berishiane” dhe frikacake. Vini re denojne ministra, deputete e k/ bashkiake vetem nga PS dhe asnje fare nga PD e Ilir Floriri. Imagjinoni qe dhe Apeli nuk guxon e ka shtyre 7 here gjygjin “ Babale’” per njefare Salianji ! Eshte urgjente po tallen me shqiptaret!