Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari në Tiranë

6 Nëntor 2025, 15:40Kronika TEMA
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në një fabrikë në Bathore.

21-vjeçari me iniciale J. B., fillimisht humbi ndjenjat, u transportua për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dalë dot.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet për shkaqe natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. E
    Eva

    Sa keq, i ndrihte shpirti!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tani

      Qofte i Xhenetit Shpirti tij.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje