I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun

5 Gusht 2025, 10:44Kronika TEMA
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 2024 në Fushë - Krujë.

Para togave të zeza, 41-vjeçari, i njohur edhe me nofkën "Pole Qorri" ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e ish policit më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Po ashtu, ai pretendon se arsyeja pse dyshohet si vrasës i Gentjan Bejtjas është se 10 ditë para eliminimit të këtij të fundit, ai ka përdorur një automjet "Golf", që dyshohet se kanë përdorur edhe autorët për të lëvizur në ditën e ngjarjes. 

Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por që u refuzua.

Lini një Përgjigje