Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 6 ditë më parë (10 mars) ku iu vendos tritol makinës së Oltion Klosit. Për këtë ngjarje policia arrestoi 7 persona, ndërsa dyshohet se porositësi është Sabah Nuzi 33 vjeç, i cili aktualisht është në burgun e Fushë Krujës.
33-vjeçari Nuzi akuzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove, ngjarje e ndodhur një vitë më parë.
Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.
Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.
Aktualisht Nuzi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.
Monster e poshter
Përse duhet ta mbajmë me bukë??? Përseeee?????
Jo vetëm që duhet ta mbajmë me bukë, por duhet t'ia plotësojmë të gjitha kushtet e një hoteli me katër yje. Se e kërkon Europa. Kriminelët duhen trajtuar dhe respektuar sipas parimit se "korbi korbit nuk ia nxjerr sytë".