“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

15 Mars 2026, 21:39Kronika TEMA
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete,

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një tjetër histori, projekti sekret i mbrojtjes civile, ndërtuar gjatë diktaturës për skenarë lufte.

Një kompleks strukturash nëntokësore u ngrit pas vitit 1981, me vendkomanda, spital, fabrikë buke, rrobaqepësi, frigorifer ushqimorë dhe ambiente të tjera mbështetëse. E gjithë infrastruktura ishte menduar që qyteti të funksiononte edhe në rast bombardimi.

I diplomuar në Bashkimin Sovjetik për artileri bregdetare, Lutfi Shehu, ish-shef i Mbrojtjes Civile para viteve ’90 në Durrës tregon se financimi u realizua përmes kontributit të detyruar të ndërmarrjeve shtetërore. Gjithçka ishte sekret.

Objektet pothuajse përfunduan në fillim të viteve ’90, por ndryshimi i sistemit bëri që ato të mos viheshin kurrë në funksion. Sot, disa prej hyrjeve në objektet nëntokësore ndodhen brenda oborreve të disa banesave, ose janë të mbuluara nga shkurret.

Një kompleks i tërë betoni nën tokë, i ndërtuar për mbijetesë, dergjet pa mundur të jetë pjesë e destinacioneve turistike, që të rrëfejë, për turistët e huaj e vendas, sekretet e një kohe të mbushur me frikë dhe përgatitje ndaj rreziqeve të hamendësuara të kohës.

 

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    Qeveri qe mendonte per popullin e vet ne dite te veshtira...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjola

      Ua çfar shkrimi ??!!!! Edge në këto monente që e gbith bota nuk di ku të futet ju diskutoni të tilla gjëra Turp . Pastroini strehimet atë të bëni njerëz injorant .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nentoke

        More, te pastrohen e te ringjallen se do te na duhen.

        Përgjigjjuni
        1. t
          timo

          Shikoni se mos tashti i prisni ato shkuret se ka mundësi të duhen!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durresak

            Duhet VIZION, iniciative e veprim per ta rivleresuar e shfrytezuar si aset, sepse eshte pasuri e krijuar, investim i pa shfrytezuar. Durrsaket flene gjume, derisa u troket bashkia tek dera per t'u shembur shtepite. E bashkia, kaq e ka fantazine... vetem ne siperfaqe, e vetem te ai bulevard qe e ka zberthyer e mberthyer cdo kryetar qe ka ardhur... ikur e... jane harruar, se as kujtese nuk kemi.Ndoshta dikush me fantazi e energjine e duhur, dikur do te vije e t'i japé jete ndonje projekti, qe ndoshta perfitimin e ka shume me te madh se TID i shpikur me shume per ti bere keq komunitetit se sa mire. Shpresojme qe ai dikush, te vije sa eshte Lutfi Shehu ne jete, sepse edhe ai, eshte aset qe duhet shfrytezuar. Ne, cdo kembore ja varim ne qafe kryetarit, edhe fajet e meritat ja atribuojme po kryetarit... kritikat, sharjet me liber shtepie... mburrjet... kenget... legjendat... Lepirjet... kryetarit. Dhe keshtu rehatojme shpirtin e... fleme rehat.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje