Familjarët e viktimave të Gërdecit reagim të përbashkët: Gjyqi ndaj Mediut në GJKKO, historia e një çështjeje të penguar politikisht

15 Mars 2026, 11:20Kronika TEMA
Familjarët e viktimave të Gërdecit reagim të

Sot është 18-vjetori i tragjedisë së Gërdecit.

Në një deklaratë të përbashkët, familjarët e viktimave janë shprehur se procesi është ende në fillimet e tij.

Deklarata e plotë:

Sot shënohen 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar shoqëria shqiptare në kohë paqeje. Për familjet tona kjo nuk është thjesht një datë përkujtimore. Është një kujtesë e përditshme e jetëve të humbura dhe e një drejtësie që ka marrë një rrugë tepër të gjatë për të mbërritur deri këtu.

Ndryshe nga sa pretendohet shpesh publikisht nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi që zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është një proces politik. Përkundrazi, historia e kësaj çështjeje tregon se pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë të natyrës politike.

Akuza ndaj ish-ministrit është ngritur që në vitin 2009. Megjithatë, ajo nuk u gjykua për më shumë se një dekadë. Në atë kohë, çështja u mbyll pasi ai fitoi mandat deputeti dhe përfitoi nga imuniteti parlamentar, ndërsa organet e akuzës nuk ndërmorën veprime për vazhdimin e procedimit për vite të tëra.

Vetëm pas shumë përpjekjesh dhe debatesh juridike, pas kërkesave tona çështja u rikthye në tryezën e drejtësisë dhe sot po shqyrtohet në GJKKO. Edhe ky rikthim kërkoi vite të tjera pritjeje, pasi për rreth dy vite u desh që të gjitha shkallët e gjyqësorit të shpreheshin mbi vlefshmërinë e hapjes së procesit.

Pas rreth tre vitesh procesi vijon në gjykatë. Në pothuajse çdo seancë, i pandehuri e përdor sallën e gjyqit jo vetëm për qëndrime juridike, por më shumë për deklarime politike në interes të tij. Gjykata e ka lejuar vazhdimisht këtë praktikë, duke i dhënë kohë të pakufizuar.

Në shumë raste procesi është shtyrë për shkak të angazhimeve të tij politike jashtë vendit. Gjykata e ka trajtuar këtë situatë me një kujdes të veçantë ndaj të pandehurit, pa masa sigurie, me akomodim të vazhdueshëm të datave, kohëzgjatjes së seancave dhe kërkesave procedurale. Ky është një trajtim që i ngjan një procesi gjyqësor në një vend me standardet drejtësisë “norvegjeze”. Por ngjarja për të cilën bëhet fjalë nuk është aspak “norvegjeze”. Ajo është tragjedia e Gërdecit.

Të pabazuara janë edhe pretendimet se ky proces nuk është i ligjshëm.

Akuza është ngritur brenda afateve ligjore dhe lidhet drejtpërdrejt me tragjedinë. Vendimet dhe urdhrat e ish-ministrit të mbrojtjes kanë pasur një rol të drejtpërdrejtë në zinxhirin shkak-pasojë që çoi në katastrofë. Në thelb të kësaj çështjeje qëndron vendimi i ish-ministrit për të lejuar demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj në afërsi të zonave të banuara, nga një kompani private që nuk dispononte teknologjinë e nevojshme dhe pa mbikëqyrjen e rreptë nga strukturat e forcave të armatosura.

Argumente të ngjashme me ato që paraqet sot ish-ministri janë ngritur edhe në procese të tjera brenda Shqipërisë apo edhe në Strasburg. Megjithatë, ato nuk kanë gjetur mbështetje çka tregon se vlerësimi juridik i kësaj çështjeje po bëhet gjithnjë e më i qartë.

Pavarësisht orëve të gjata të komenteve të ish-ministrit mbi ekspertizat, dokumentet dhe dëshmitë, nuk qëndron pretendimi se kemi të bëjmë me një proces absurd. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një proces të domosdoshëm dhe tepër të vonuar.

I pandehuri vazhdon të theksojë se demontimi i municioneve ishte i domosdoshëm. Ne nuk kemi thënë kurrë se demontimi nuk duhej bërë. Ajo që kemi thënë gjithmonë është se nuk duhej bërë në mënyrën se si u bë, në kushte të pasigurta, pranë banesave dhe me një organizim që përfundoi me një kosto tragjike në jetë njerëzish.

Ironikisht, prej tij dëgjojmë shpesh pretendime se ky operacion ishte fitimprurës. Por të gjithë e dimë se me çfarë kostoje reale u pagua ai “fitim”.

Sot shënohen 18 vite nga tragjedia. Në këtë kohë, edhe një foshnjë e lindur atë ditë do të ishte sot një i rritur. Ndërsa procesi gjyqësor për përgjegjësinë e kësaj tragjedie është ende në fillimet e tij. Në një mënyrë të dhimbshme, ky proces i ngjan moshës së atyre fëmijëve që nuk u lejuan kurrë të rriteshin.

E megjithatë ne presim me durim, pa bërë shumë komente publike, pa tejmbushur sallën e gjyqit me dramën tonë, pa kërkuar hakmarrje.

Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, që shoqëria shqiptare të sigurohet që një ngjarje e tillë të mos përsëritet kurrë më. Ky është amaneti i atyre shpirtrave që përkujtojmë sot.

30 Komente

  1. J
    Ju done komunisti Saleh

    Prit se do ju japin drejtesi dumi bani pllumsorra apo karavillja, shefi e medi leshit xen sypeshkaqeni ashte I zane me mitingje e me karminen

    Përgjigjjuni
    1. b
      bah

      Palloshi i gjate nuk ka thene nje fjale per kete masaker shteterore.Ku eshte drejtesia me te cilen ai na mburret cdo jave? 26 te vdekur, mes tyre dhe femije.Te djegur se gjalli nga familje kriminale Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisteve cekic ballit

        Palloshi i gjatene fillim thoshte duhet ta leme SPAK-un te punoje. Pastaj me vone i vuri kapakun duke thene qe Sali Berishen ja ka lene Zotit te merret me te. Me kete u mbyll ceshtja. Ashtu sikurse kjo e Ballukut dje.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myten halet

          Jo, ka thon lideri tat Salehu. Po ik mer debil pabuks!

          Përgjigjjuni
      2. t
        tefiku

        Plehrat nuk I denojne plehrat.Gjoja ben vetingu.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me ndihmen e Zotit dhe Amerikes mund te ngrihemi..

          Te gjithe shqiptaret duhet te protestojne ne sheshe krah familjeve te Gerdecit, ndryshe nuk zgjohet drejtesia e re e deshtuar deri tani! Shqiperia eshte dekada te gjata pas kohes, dekada qe mund te kapercehen vetem relativisht shpejt vetem me nje revolucion paqesor demokratik mbarepopullor per te ri-startuar shtetin sipas nje Plani te vogel Marshall te drejtuar nga Usa, dhe te financuar me kredi te bute nga Usa nese keshtu do kerkohet. Keshtu Shqiperia do mund te behet nje Amerike e vogel ne mes te Evropes, nje model se si BE qe po vdes duhet te transformohet.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gazi

            O popull mallkimet çojani plerave në SPAK.. Këta ndyrësira jo vetëm që nuk prekin dot Sali non gratën por as Shkëlzenin dhe Fatmirin që ju bën karshillik duke takuar politikanë të korruptuar në Amerikë.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisteve cekic ballit

              Nga kush po prisni drejtesi ju?! Nga Rama me banden e tij? Nuk e shikoni qe ne Shqiperi po plasin cdo jave skandalet e korrupsionit dhe hajduterise.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enveri

                Or ballcekici i nevojtores te ristrukturuar me Mut, or majmun i Saliut!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Muzaka i Ri

                  Jo mor jo demofashist,nuk presin nga Rama, drejtesine e presin nga ai që i vrau Medi Fara dhe Stali Visjaronoviç Berisha. Se çfar pune ka Rama këtu vetëm ju që doni Stalin Berishen më shumë se babën e dini.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Epiri

                  O legenat e Gerdecit! Si nuk ju ha mortja kur dilni tu u qurravit neper ekrane?! Po cfare rrace paskeni qene?! Edhe nje buçe reagon kur I prek kelyshet. Ndersa ju qurraviteni neper ekrane. As meshiren me te vogel mos e paçi.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zeus

                    Kte mendoj edhe un , kta pike gjaku ne trup nuk kishin pas. Ne nje vend normale do kishin sakrifiku gjithcka , edhe jeten e tyre vetem te shikonin te ngordhur kriminelet qe i vran fmit. Ne gjykate vet i kisha QR mediut dhe gjykatsit plumb ballit

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nena e nje prej viktimave

                    Mallkuar qofshin familja kriminale Berisha dhe bashkepuntoret e tyre si Spak e Gjkko!

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

                      E keqja e Madhe nuk eshte me SS-Serbi Sali,Neroni qe dogji ShQIperi,por djalit Qen Bir qeni i tij EDvin Bojaxhi qe NUK e ngushellimet per femijet shqiptare te VRARE e kocka shperndare....!?...Por per Baxhanalin qe nuk e njihet' edhe PSE motren e gruas,Sllobodankes jà QINTE!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E keqja me e madhe jan debilat

                        E po kjo pune, ka kara qe per te shpetuar letyren Saleh, futin pa' kuptim fare persona te tjere si Ramiun apo baxhanakun, ah race spiunash, sherbysish e debilash!

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Bake

                        Ja ky eshte mender SPAKU - organizata kriminale e Saleh Karaxhicit...... Meret me breke e sytjena dhe ska bythe per te hetuar vrasesit me kollare...... Zoti marte hak o PLERAT e SPAKUT te Salehut

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sotiraqi

                          Kërkoni llogari nga Edi Rama meqenëse Gërdeci dhe gjithë shkatërrimet në Shqipëri i bënë serbët ,miqtë e Edi Ramës.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Malus Ferit Jevgu

                            Fajtori kryesor ēshtē Edi Rama qē mban nē System SKAPE BASTARDIN .

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fatmir Mediu

                              Familjare te Viktimave:Po keshtu e ka kur Luan me Gjyle dhe Barute....ata u "Vetevrane"...kurse une me Zeni Berishen morem Parane...a doni me??

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                T

                                Spaku,kjo organizat fashiste ne sherbim te kriminelit Sali haleja eshte duke bere invetarin e brekeve dhe sutjenave te Ariola Xoxes. Kur te mbaroj numurimin nga viti 2036 do hetoj dhe vrasjet e 21 Janirit,po I lejoj Saliu.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  L

                                  Cfaredo qe te bej Spaku ketej e tutje eshte I pabesueshem,sherbimi qe I ka bere Saliut deri tani e ka nxjer jashte loje para shqiptareve.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Munika

                                    18 vjet nga ky krim I pashembullt dhe drejtesia vazhdon lojen e kungulleshkave, e lagu s 'e lagu. Kjo drejtesi shpellare nuk I duhet as dreqit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nga fshati titit

                                      Per sa kohe qe Parlamenti jone I dhjere e paguan kete hore deputet icili iken cdo muaj je Amerike bashke me kurvat dhe paguhet nga taksat tona dhe nuk e pyet njeri kur iken kur vjene dhe kur vjene ne gjykate talle bythen me keta gjyqtare te cilet e mbajne koken te bytha kur flete se jane te DHJERE si ata te SPAKUT dhe GJKKO se nuk ka shtet qe tja fuse koqet ne big kurse shteti jone I thote Fatmir do ikesh ne Amerike do ikesh ne Evrope se paguajne Shqiptaret e varfer dhe na perfaqesone nje kurvare neper bote se vendin per deputet e ka te sigurte nga Saliu se mbrone interesat e tij,me kete shtete te pjerdhur qe kemi zore se do jepet drejtesi se shpresa qe kishim ne te SPAKU dhe GJKKO VDIQE.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Paulini

                                        Ata qe i vranë, e këta SPAK që po tallen, kurrë zoti mos jua bëjë mbarë aty ku dhëmb më shumë. SPAK mbron vrasesit lëre se ç’përralla që na tregojnë me të ekstraduarit, ato i kthejnë vëndet që nuk duan ti mbajnë, dhe këta mburren se po i sjellim ne. Përse nuk ekstradohet shefi apo dashuria tyre Adriatik Llalla, gënjeshtra, të pa cipë. Bashkohemi me dhimbjen e atyre nënave, motrave dhe të dashurëve të tyre, po me këtë koler drejtesi, zor se dënohen vrasesit, ata po kërkojnë të rikthehen në pushtet, ku SPAK të bëjë si të dojë Llalla e berisha. Pthu, insritucion mister.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Luzati

                                          Spaku meret me fustane sytjena grash dhe j9 me vases turp e face zeze ne paguajme taksa per keta zoraxh8nj frikacak

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Z

                                            Dumaneve,dadove,prenceve,banove etj ju do shkerdhyer cju permban pragu I shtepis, sepse jan bere mbrojtesit me te medhenje te kriminelit Sali kermes,nga tjeter nuk po len te perbrendshme gruaje pa e invetarizuar.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              H

                                              Nxirini mo jasht nga Spaku zvare banditet e Saliut,kete bande kriminelesh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Q
                                                Q

                                                Mire frike,po turp si nuk ju vjen ketyre horrave te Saliut ne Spak-Gjkko,cfare them dhe une,ka turp shpellari I Vicidolit qe te ken keta zagaret e tij?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  D

                                                  Kishim monster Saliun,krjuam me duart tona edhe dy monstrat e tij,Spak-Gjkko.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    drejtesi e munguar

                                                    Mos i kerkoni hesap SPAK-ut,ai e ka paraqitur akuzen dhe po gjykohet.Drejtesin nuk e jep SPAK-u por GJKKO-ja (gjykata).Nga veprimtaria e deritanishme e gjykatave dhe GJKKO-s duket se kjo reforme eshte me shume per te perfituar kohe ligesia.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje