Sulmi kibernetik/ Kryeprokurori Çela: Krimi kërkon urgjentisht rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike!

30 Korrik 2022, 11:02Kronika TEMA

Sulmi kibernetik/ Kryeprokurori Çela: Krimi kërkon urgjentisht

Pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në vend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela thekson nevojën urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Në këtë kuadër, kryeprokurori Çela.

Në këtë kuadër, Prokuroria e Përgjithshme dhe Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë  nënshkruan ditën e djeshme një memorandum, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe çdo krim tjetër me interes të përbashkët si dhe për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës penale.

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, nënvizoi faktin se krimi kibernetik dhe përdorimi gjithnjë e më masiv i teknologjisë në kryerjen e krimeve me karakter transnacional, kërkon urgjentisht një rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, të aftë për t’i kuptuar dhe përballuar ato.

 


Ai theksoi gjithashtu se: “Në nivel global, ka një ndërveprim në rritje midis kriminelëve të të gjitha llojeve. Ata po përdorin me sukses të gjitha mundësitë që ofron dixhitalizimi. Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t’i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”.

Sipas kryeprokurorit, përmes bashkëpunimit do të konsolidohen përvojat dhe kapacitetet si dhe do të rritet kohezioni i reagimit të organizuar institucional ndaj kërcënimeve serioze për sigurinë e përbashkët.

EU4FOCAL asistoi procesin deri në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.

Gjatë takimit u nënshkrua gjithashtu edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Eurojust dhe Shoqatës Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP).

5 Komente

  1. t
    taras bulba

    Gjall eshte Olsiani ?? Apo sa hedh nje firme dhe kthehet nga ana tjeter te vazhdoje gjumin .....jeta eshte shum e padrejte ....per disa , pulat edhe pse u sherbejne nuk u bejne asnje vez te vetme qe te mbijetojne ...kurse ketij kodoshit i pjellin dhe kaposhat .....o te paca ty une ore Olsian ....per ty eshte jeta ...do i kaloj mandati tagent dhe nuk do degjohet per asnje ceshtje ..... Mos fli gjum Olsian , nje jete do flesh ...puno ore gaxhgaun puno .....edhe Ina Rama bente me teper se ky trangulli ......pale ai i SPAK-ut ...ai eshte dhe provakator njeri , bucasin investigationet ne mbare Boten per kriminelat shqipter te politikes , per baballaret e korupsionit , per non grata , dhe keta kaleshet flene gjum , ore pushta , e imagjinoni sa fakte kane neper duar Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ???? Qe juve nuk ju ben pershtypje .....ore qener , po pse nuk dilni dhe pergenjeshtroni perneret tane ?? Tu thoni : Pse turbulloni jeten politike ne Shqiperi ?? Pse ??? Edhe me e cuditshmja qe akoma nuk ishin krijuar , institucionet e tyre ishin akoma ne fazen e betonit , dhe keta kerkonin roga strastosferike ne krahasim me popullin e thjeshte , per cfare i kerkonin ??? per te ndertuar vila ?? Qe neser ose pasneser te thone qe : ja , e kisha rogen te larte .....ptuuuuuu plera

    1. L
      Llala 2 - qeka edhe Humorist i Teknollogjis !

      Osht Kulmi se me cfar pafytyresie Njerezore perballesh ne ate vend , ky Sharlatanet te tille si ky , qe i sherbejne Krimit ne ate vend , qe nuk justifikojne asnji ore Qendrimin ne ato Poste qe Dikush i ka vendosur - ne vend qe te merren me Krimet e Pafund e Dosjet qe po i zene hapsirat e Prokurorive - nga Prokurioret e shkarkuar te udhehequeŕ nha Llala 1 - qe ky nastradin e lejoj te "Atrratiset" ne Itali mbasi u denua 2-vjet ,e hudh Topin larg bythes se tij te qelbur . Juve ju do shkerdhy fara ,se jeni rraca kriminelesh -rrezik per Vlerat e Njerezimit rraca Antiligj e Antishtet tinzare intrigante sharlatane plehra .Shikoheni ci keni bo atij populli bastrade te ndyr

      1. k
        kasemi

        Vertete keta prokuroret me kp a jane ne terezi. Si more marrin angazhime per te luftuar edhe krimin, po per rrogat qe marrin perse nuk marrin angazhime se nuk do ti marrin. Llalla paska qene lule ne krahasim me kete debilin qe na vuri rama. Ai te pakten dilte ne media dhe thoshte se problemin e lishte ne shyrtim, ndera ky kp i rames eshte strukur ne folene e tij dhe vetem pret te marre rrogen, pa per pune folim. KM dhe kuvendi duhet ta vene ne pune kete prokuror ose ta zevendesojne sa me shpejt. Keshtu nuk mund te punohet.

        1. s
          sapa

          Ky nuk lufton dot krimin qe duket jo me ate qe nuk e zbulon dot.Keshtu do shkoje ky vend i ndyre me keta njerez prandaj dhe shqiptaret nuk presin me por IKIN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

          1. p
            ppa

            Shume inteligjent ky prokurori me keto konkluzione; nderkohe nuk ka harruar te ngjyrose floket ...Hajde te na rruash...!

            Lini një Përgjigje