
Asnjë nga sistemet e mbrojtjes nuk është prekur nga sulmi kibernetik dhe nuk kanë ndaluar së punuari për asnjë sekondë. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ai theksoi se nuk mund të japë detaje për hetimin, por se “siguria e Forcave të Armatosura nuk është cenuar”. Sipas tij, sulme të tilla do të ketë gjithmonë, por po punohet nga çdo institucion për të ndërtuar mure më të forta.
“Në rastin e sulmit të fundit kibernetik nuk janë qenë të targetuara sistemet e mbrojtes së Shqipërisë. Konfirmoj publikut të gjerë se asnjë nga sistemet tona të mbrojtes dhe forcave të armatosura nuk kanë ndaluar në asnjë sekond.
Unë nuk mund të zbardh detaje në lidhje me kundërofensivën kibernetike, edhe për shkak se është një punë në proces. Sulmet kibernetike janë probleme që po ndodhin gjithandej. Lufta kibernetike nuk është një domein i së ardhmes, por të sotmes. Prishja e ekuilibrave të rendit botëror pas agresionit rus ka lëkundur të gjitha balancat në botë. Ne jemi të vetëdijshëm që në të ardhmen do të ketë sërish sulme të tillë dhe ne po marrim masat”, tha Peleshi.
ah s'e desh harrova shoku Niko edhe Cadrat e Ushkarve tane trima se na duhen kur te filloj qameti te futemi brenda e zjejme grosh e lozim Xing ose 500-inc se nga 5-Katci s'marrin vesh fshataret e maloket bre hahahahahah . Po c'do na zbulojne neve o ty mbyllte sa shakator qe je bre Niko ? Po ushkaret tane vetem nji kallash krahut kane more hahahahaah apo ke frik mos na marrin arkat me fusheke qe ngelen nga Gerdeci . Le ti marrin te gjitha . Kemi cfurqet ne ,kemi tradita he na rruac nikooooooooo