
“Përdorimi i dronëve sulmues dhe raketave balistike të Iranit për të goditur selinë e MEK-ut në Shqipëri nuk përballet me asnjë ndalim ligjor dhe autoritetet e Teheranit duhet të vendosin në rendin e ditës veprimet ushtarake, pasi të lëshojnë paralajmërimin e nevojshëm për Qeverinë shqiptare”.
Ishte kjo deklarata e dhënë nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve “Fars”, pranë Gardës së Revolucionit iranian dhe e risjellë nga “Reuters” mëngjesin e 28 korrikut.
I pyetur nga Albanian Post, drejtori i Antiterrorit në Shqipëri, Alban Dautaj, ka bërë me dije se ky lajm po verifikohet.
Ai theksoi se, “nuk mund të thuhet nëse paralajmërimi është i vërtetë, por se Drejtoria e tij ka kohë që merret me të tilla njoftime”.
Dautaj, pa dhënë shumë detaje, u shpreh se “efektivët janë vënë në lëvizje”.
Ky paralajmërim për sulm vjen vetëm disa ditë pasi organizata e Mojahedin e Khalq (MEK), e vendosur në Manëz të Durrësit, njoftoi për shtyrjen e samitit të përvitshëm.
Samiti i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin “Ashraf 3” në Manëz u shty deri në një njoftim të dytë.
Sipas njoftimit të dhënë nga vetë muxhahedinët, vendimi ka ardhur pas rekomandimeve të Qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.
Po ashtu, jo më shumë se një javë më parë do të ishte vetë Ambasada Amerikane në Shqipëri ajo që do të paralajmëronte se ishte në dijeni të një sulmi që mund të shpalosej në këtë kamp gjatë mbajtjes së samitit.
Ambasada në njoftimin e saj u bënte thirrje qytetarëve amerikanë, që të mos marrin pjesë në këtë event, që tërheq shumë figura politike amerikane.
Këtë vit ishte ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ai që zhvilloi një takim me drejtuesit në kamp.
Pence u bë zyrtari i dytë lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, për këtë arsye pas Mike Pompeos, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti.
Por ky paralajmërim nga Republika Islamike e Iranit (IRI) nuk e kanë zanafillën sot. Pas përjashtimeve të diplomatëve iranianë ndër vite menjëherë pas vrasjes së gjeneralit iranian Kassem Sulejmani, lideri suprem Iranian Khamenei do të dilte me një deklaratë për Shqipërinë:
“Ekziston një vend i vogël, por një djall evropian, në të cilin amerikanët dhe tradhtarët kundër Iranit u bashkuan për të komplotuar kundër Republikës Islamike”.
Trajtim ky i rezervuar vetëm SHBA-ve dhe Izraelit.
Edhe sulmi kibernetik i ndodhur disa javë më parë dyshohet se ka ardhur nga grupe të përfshira nën ombrellën e IRI-t.
Ata sulmuan faqet kryesore shtetërore me arsyen se “Qeveria shqiptare” po strehon ata që Irani i cilëson “terroristë”.
Ndonëse, identifikimi i autorit të sulmit kibernetik ende nuk është bërë i njohur zyrtarisht nga autoritet shqiptare.
Pavarësisht se ‘lufta’ mes Iranit dhe MEK-ut ka qenë e vazhdueshme ngrihet pyetja se pse pikërisht tani shohim një intensifikim të saj.
Qeveria iraniane nga njëra anë shprehet se po merr këtë veprim të ashtuquajtur ushtarak për të luftuar terrorizmin.
Ahmad Rafat, gazetari iranian që jeton në Londër dhe shkruan për “Kayhan Life” ka shpjeguar për Albanian Post rëndësinë e këtij paralajmërimi.
Ai citon agjencinë iraniane “Fars”, e cila thotë se një sulm me dronë apo raketa ndaj Shqipërisë ka për bazë të drejtën ndërkombëtare.
Sipas “Fars-it”, Irani për të mbrojtur të drejtën dhe interesat e tij mund të veprojë duke u bazuar në nenin 51 të kartës së OKB-së.
“Më parë ndër vite, Pasdaranët, pra Garda Revolucionare, kanë sulmuar bazat kurde në Kurdistanin irakian, qoftë me drone, qoftë me raketa, duke shkaktuar dhjetëra viktima e duke e justifikuar sulmin me nenin 51 të OKB-së. Shpesh në këto raste sulmit i ka paraprirë një kërkesë Qeverise iraniane për ndërhyrje ushtarake nga ana e Pasdaranëve”, risjell në vëmendje Rafat.
“Sigurisht që ka diference nëse bëhet fjalë për Irakun, i cili është vend fqinj kufitar dhe nuk është anëtar i NATO-s dhe një vendi tjetër si Shqipëria”.
Por edhe pse një vend i NATO-s, çështja e pranisë së MEK-ut në Shqipëri është diskutuar edhe tre ditë më parë në Parlamentin iranian. Mohammad Hassan Asferi, parlamentar i qytetit të Araki-t, ka deklaruar se fakti që Shqipëria mirëpret MEK-un në territorin e saj shkon kundër jurisprudencës ndërkombëtare”.
Nëse i shohim të ndërlidhura këto dy episode: ndërhyrjen në Parlament dhe artikullin e “FARS”, të dyja duke kërkuar të gjejnë një justifikim legal, kuptohet qartë që çështja është tejet serioze. Pa anashkaluar anulimin e samitit nga ana e MEK-ut, samit tejet i rëndësishëm për ta dhe kërkesën e DASH-it për mospjesëmarrje në këtë event të qytetarëve amerikanë.
Por gjithsesi, Rafat shprehet se Garda revolucionare, nëse do të sulmonte me shumë gjasë do ta bënte me drone dhe jo raketa. Edhe pse beson që më tepër kemi të bëjmë me një paralajmërim apo kërcënim.
“Industria e dronëve ne Iran është shumë e avancuar. Dronët iranianë janë ata që Rusia po kërkon të blejë për luftën në Ukrainë. Janë pikërisht dronët iranianë shqetësim edhe për vendet e Gjirit, gjë e cila iu shpreh qartësisht edhe Presidentit amerikan, Biden në vizitën e tij të fundit në rajon”, shprehet ai.
Për gazetarin iranian një ndryshim në rrjedhën e historisë ka sjellë dënimi i aq shumë pritur nga MEK-u për Hamid Noury-n në Suedi.
Më 14 korrik, Hamid Noury, një ish-zyrtar iranian, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë suedeze, për krime lufte të lidhura me ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988.
Sipas Rafat, ky dënim ka krijuar një dëm imazhi shumë të madh ndaj Iranit.
Dhe pas këtij vendimi IRI sheh absolutisht influencën e muxhahedinëve.
“Anëtarë të gjykatës suedeze ishin për një javë në Tiranë për të dëgjuar shtatë anëtarë të muxhahedinëve të cilët në 1988 ishin në burg, në momentin kur Noury punonte atje. ‘Komiteti i vdekjes’ siç quhej që në atë kohë, vendoste se cilët nga anëtarët e MEK-ut apo të së majtës iraniane duhet të dënoheshin me vdekje”, shpjegon Rafat.
Ai thekson se duhet pasur parasysh se ata që u dërguan për vdekje nuk kishin marrë dënime të tilla, por ishin duke shlyer vitet e dënimit në burg në momentin që u çuan për varje.
“U bë nëpërmjet një urdhri nga lideri suprem në atë kohë Khomeini, për të zbrazur burgjet. Në Komitet u caktuan katër persona, të cilët pas 3-4 pyetjesh vendosnin cili shkonte në litar dhe cili jo. Një nga anëtarët e komitetit ishte Ebrahim Raisi, presidenti i sotëm i IRI-t. Ndaj dënimi që iu bë Noury-t ka krijuar një dëm imazhi shumë të madh për Republikën Islamike”.
Gazetari shprehet se vendi ideal ku Irani mund të reagojë kundër MEK-ut mbetet Shqipëria. Kjo pasi në Francë ata dështuan.
“Shqipëria supozohet që nuk është vend kaq i fortë në kundër reagim. NATO vështirë se reagon edhe pse vendi është anëtar i saj”.
Ka vite që MEK nuk konsiderohet si organizatë terroriste, por diçka e re ka ndodhur dy javë më parë. Muxhahedinët pas kaq shumë vitesh morën autorësinë e një sulmi me bomba molotov në Teheran kundër një baze ushtarake të Basijëve (pjesë e pasdaranëve që vepron brenda Iranit), një bazë e rëndësisë së lartë.
“Kështu që të thuash terrorist është e vështirë, por është grup me influencë ndërkombëtare. Ndër grupet opozitare iraniane jashtë Iranit ai është më i mirë organizuar, më i mirë shpërndarë dhe me më shumë influencë”, thotë gazetari Rafat. Rjedhimisht paraqet rrezik për qeverinë iraniane.
Nëse do të duhet të dish se çfarë përfaqëson MEK-u si organizatë duhet të kesh kujdes se kë pyet.
Disa mund t’ju thonë zëvendësues të Qeverisë iraniane, të cilët ndodhen në mërgim e të tjerët do t’ju pohojnë se janë një kult terrorist.
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian, është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin.
Themeluesit janë tre studentë: Mohammad Hanifnejad, Said Mohsen dhe Ali Asghar Badizadegan. Massoud Rajavi u bë udhëheqësi i lëvizjes vite më vonë dhe do të mbetet i tillë deri në 2003, vit kur humb çdo gjurmë e tija, duke lënë pas misterin.
Anëtarët e MEK-ut ishin ndër të parët që zhvilluan luftën e armatosur kundër Shahut dhe amerikanëve të shumtë të pranishëm në atë kohë në vend. Ata mbështetën gjerësisht sulmin ndaj ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979 dhe kundërshtuan me vendosmëri vendimin për lirimin e pengjeve në vitin 1981.
Ndërmjet viteve 1980 dhe 1981, menjëherë pas revolucionit, ata tërhoqën mbështetje të konsiderueshme publike dhe u shfaqën si opozitë ndaj regjimit të ri teokratik.
Në 1981 Irani përjetoi një sezon politik të terrorit të vërtetë, shënuar si nga spastrimet e regjimit të porsalindur, ashtu edhe nga sulmet dhe atentatet e shënjestruara ndaj Iranit nga muxhahedinët.
Po atë vit, një sulm i MEK-ut fshin liderët e Republikës Islamike: u vranë 70 oficerë, duke përfshirë presidentin e atëhershëm iranian Mohammad-Ali Rajai dhe kryeministrin Mohammad-Javad Bahonar.
Në vitin 1986, Franca e Presidentit Mitterrand dëbon Rajavin dhe MEK-un, të cilët më pas strehohen në Irakun e Sadam Huseinit.
Nga atje, muxhahedinët do të merrnin pjesë në luftë Iran-Irak (1981-1988) në anën e Sadamit Huseinit. Kjo do të jetë një nga arsyet më të forta të humbjes së simpatisë nga ana e popullsisë iraniane për grupin.
Ata ndihmuan regjimin irakian të identifikojë objektivat iraniane për të goditur dhe gjithashtu duke organizuar sulme reale përtej kufirit.
MEK-u mbeti në Irak si mysafirë të Sadamit, i cili u jepte para, armë dhe mjete ushtarake deri në vitin 2003.
Vit ky që përkon me rënien e regjimit.
Ishte pikërisht në vitin 2003 që debati rreth muxhahedinëve u rindez në Washington.
Pas ndryshimit të regjimit në Bagdad, shumë ligjvënës në administratën e Bushit po bënin thirrje për të pasur të njëjtin trajtim për regjimet në Teheran dhe Damask.
Në nivel politik, zërat u shtuan për heqjen e MEK-ut nga lista amerikane e organizatave terroriste, ku ata ishin vendosur në vitin 1997 nga Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Madeleine Albright.
Një synim, ai i heqjes nga lista e organizatave terroriste, të cilin MEK-u ia doli ta arrinte vetëm në vitin 2012 pas një përpjekjeje intensive lobimi nga Maryam Rajavi, gruaja e Masoud Rajav-it.
Lindur me një ideologji marksiste-islamiste, MEK mbetet në fakt si një sekt edhe pse sot publikisht deklaron që pajtohet me vlerat e sekularizmit dhe demokracisë.
Synimi i tyre, pas përmbysjes së regjimit iranian, është krijimi i një qeverie të përkohshme të kryesuar nga Maryam Rajavi, e ndjekur nga zgjedhje të lira.
Por në lidhje me influencën e tyre apo perspektivën brenda Iranit, Rafat thotë “Që Muxhahedinët nuk kanë ndjekës, pra nuk kanë influencë të konsiderueshme brenda vendit, është fakt. E para sepse deklarohen islamikë dhe iranianët nuk do të deshën kurrë zëvendësimin e një regjimi teokrat me islamista të një lloji tjetër dhe, e dyta sepse në luftën Iran-Irak ata u bashkuan me irakianët”.
Duhet gjithashtu theksuar që modus operandi i MEK-ut mbetet thellësisht autoritar: anëtarët e grupit nuk kanë akses në gazeta, radio apo televizion, askush nuk mund ta kritikojë Rajavin. Po ashtu beqaria është e detyruar.
Organizata të tilla si “Human Rights Watch” kanë dokumentuar gjerësisht abuzimet e të drejtave të njeriut brenda grupit.
Historia nis me Qeverisjen e Sali Berishës si kryeministër.
Ai, në vitin e fundit të mandatit të tij ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillary Clinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë.
Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.
Vendimi i Berishës u pasua edhe nga ai i kryeministrit të radhës Edi Rama.
Ai ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë.
Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf 3” në zonën e Manzës, në periferi të Tiranës.
Rama asokohe e konsideroi vendimin si humanitar dhe jo politik.
Autoritetet amerikane shprehën mirënjohjen për vendimin e tij.
Sipas një artikulli të “New York Times”, Qeveria shqiptare shpresonte se mikpritja e tyre do të ishte në favor të Washington-it.
Kjo u pohua edhe nga ministri i Jashtëm i viteve 2013-1019, Ditmir Bushati.
Zgjedhja e Manzës si vendi për ndërtimin e kampit u bë pasi Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit e pa si lokacionin më të përshtatshëm.
MEK-u pas marrjes së lejes vendosi të blejë tokën që ndodhet rreth 30 kilometra larg Tiranës dhe të ndërtojë aty qytezën e tij.
Pa dyshim ardhja dhe stabilizimi i qëndrimit të MEK-ut në Shqipëri nuk mund të ishte pa pasoja. Eksperienca e vendeve evropiane në kontakt me grupin tregon që pasojat mund të vinë në mënyra nga më të ndryshmet.
Metodologjia e muxhahedinëve në vendin nga ku veprojnë nuk është vetëm organizimi i aktivitetit të tyre kundër Iranit. Por në përgjithësi afrimi i tyre me deputetë, media dhe opinionistë, apo shoqërinë civile është pjesë e strategjisë që ata ndjekin për të pasur rol dhe ndikim në debatin politik dhe social në Shqipëri.
Duke qenë grupi opozitar më mirë i organizuar dhe me më shumë influencë jashtë kufijve të Iranit, gazetari iranian Rafat në mbyllje të intervistës thotë që padyshim sulmet në forma nga më të ndryshmet nga ana e IRI-t do të jenë të vazhdueshme dhe të pareshtura.
“Republika Islamike sa herë është në vështirësi në nivel ndërkombëtar, si sot me procesin e Noury-t në Suedi, që nuk është vetëm dënimi i një ish funksionari në burgje i cili ka vrarë opozitorët, por sjell në pah edhe figurën e Presidentit aktual si vrasës, apo me bllokimin e negociatave për akordin nuklear, apo nën trysninë e sanksioneve perëndimore, reagon”.
“Edhe tani nga njëra anë Irani po reagon duke u vënë në shërbim të Rusisë dhe Putin-it, dhe nga ana tjetër po reagon me sulme terroriste e ushtarake kundrejt atyre që i konsideron armiq, ashtu siç sulmoi pak javë më parë bazën kurde në Irak apo siç po kërcënon Shqipërinë në këtë moment”.
Zhdukini jasht Shqiperise . Shqiperia s'po ja del me Bandat e Lalzit e Terroristet e Shpellarit jo me me Iranin . Ti marri mbrapsh ai qe i solli ne Shqiperi .Nuk jemi Depo Terroristesh islamik ktu ,jemi ne Europe jo Arabistan o Miku yne i Madhe qe na doke shume
Ndal, ky vend ka Zot/ Bujrum se ka burra/ Ata na gjujn me drona/ Na i gjujm me Piktura!/
Po ja duke sjelle keta mamluket ne Shqiperi Rama hajduti blen perkrahjen Amerikane per vjedhjet qe ai ju ben Shqiptareve Duhet te ngrihet urgjentisht populli ne proteste masive qe te largohen keta islamiket Boll i mbajtem njefare kohe atehere kur Amerika ishte ne veshtiresi se ku ti conte , tani ti heqin dhe ti cojne ne Amerike, se Amerika eshte sa nje kontinent dhe atje nuk i godet dot as Irani, se eshte shume larg edhe jane ne vend me te sigurte Shqiperia eshte vend i vogel fare, dhe nuk e perballon dot urrejtjen e nje shteti te madh si Irani Aq me teper qe Amerika nuk na vendos as raketa Patriot ne Shqiperi qe te mbrohemi nga goditja e Iranit, por na ka lene te c'armatosur fare nga mbrojtja me sistemet anti-rakete
Hajduti Surrealist , nqs do beni nji Recherch ne memorje ,do kuptoni qe ish te denuarit e Guantanamos , i sallo qeverria e Mutit te Shpelles kur ishte Minister e Jashtem KokPordha besnik Mstafaraj ,zoteri ,prandaj mesoni te reagoni si Njerrez e jo leshoni Komentet si Lopa bajgat
o Deficent , ca iku , iku nuk kthehet me Ne po flasim ca te bejme tani, qe te mos hame ndonje rakete kokes Tani duhet biseduar me Amerikanet qe ti cojne ne Amerike kete islamiket dhe cdo gje rregullohet. ose perndryshe Amerika te sjlle ne Shqiperi raketat Patriot dhe disa sisteme te mbrojtjen anti-raketore dhe ti vendose ne Shqiperi, ne menyre qe te mbrohemi
Ja te guxoj Irani se ja u tregon Nikua atyre, Nuk e dine ata qe Nikua ka blere ca Llastiqe me reze veprimi te madhe,Se po u nxeh Invesitorja Strategjike Xhacka e Rapushit do marr ish dashnorin Rama dhe ju ngre dron ai me Mek autokton . Sa te drejte paska pasur Konica , si Nuk e kupton njeri kete Vend mire I thote ai ne Iran, vend djall. Ore po sikur nje vend te strehonte terroriste kunder vendit tone do na vinte mire neve.Amerika po I do to marre aty se ka toka plot
Besoj se eshte e kuptueshme perse nuk ka investitore te huaj te rendesishem ne Shqiperi. Cfare i kemi bere perendise qe na ka denuar ne keto 30 vjet me qeveritare sharlatane.
Artikull dhe histori shume e gjate qe ka vetem nje perfundim: Mbylljen perfundimisht te kampit te refugjateve iraniane ne Shqiperi. Nje sulm iranian ne Shqiperi do te sillte permbysjen e qeverise proamerikane dhe ardhjen ne pushtet te agjentures serbo-ruse me Perbindeshin e Vicidolit ne krye.
Me e rende akoma :-erdhen me status e refugjatit politik dhe na Paskan blere tokat ne Manze.Kush eshte ai qe Gezoni te drejten te shese pjese te territorit shqiptar,sikur shet studion e babait te vet,apo pronen e lene nga gjyshi?kjo eshte baraz me tradheti kombetare.
Po ne kemi hallet tona cfare duheshin edhe muxhahedinet ???? Budallenj jane Italinet,Greket,Spanjollet qe nuk i pranuan. Futemi ne nje lufte te madhe te cilen nuk e perballojm dot. Apo te perfundojm si Ukraina....
E mer budallej e moret vesh pse si donte asnje shtet perveç shteit kurv albanez.
NE jemi koloni,Ku hedh amerika e bota gjithe plehrat. Shyqyr qe mbyllen Guantanamo se dhe ATA be shqiperi do I kishe. Piktori eshte sovranist.... Puth she bythen e djallit qe ta lene ne.pushtet
Nuk ka guxim Irani të sulmojë me raketa Shqipërinë. Ja fusin vetes më mirë se e dimë se ç'i pret po tentuan ta bëjnë. Shënim: Irani është një vend leshi. Një vend ku një burrë mund të birësojë një vajzë minorene dhe të martohet me të bijën e adoptuar pastaj. Pra pedofila perversë të lejuar me ligj. Për këtë kanë reaguar shoqata të shumta por asnjë rezultat.
Ndersa nje tourkalvanos martohet me gruan e birazerit,kusherirat e 1,2,3 der ke e shtata.... gezuar ramazonin.
Ndersa nje tourkalvanos martohet me gruan e birazerit,kusherirat e 1,2,3 der ke e shtata.... gezuar ramazonin.
Ere meqe pasket frike mos vjen na i bumje na Irani …e keni pa ku asht Irani ene ku Manzi…
Nje terrorist grek si Kacifa beri lemsh Greqine me Shqiperine. Po 3 mije Kacifa qe mbajme ne në Shqiperi kunder Iranit?Nderkohe qe me Iranin nuk kemi pasur asnjelloj armiqesie deri me sot. Qe nga momenti qe muxhahedinet terroriste kane hyre ne Shqiperi . Cdo jete shqiptari eshte ne rrezik.
Kujt ja mban te na sulmoje sa te kemi liderin global ne krye. I ben te dhjesin gjak nga frika.
Per te cliruar Evropen perendimore nga nazizmi kane dhene jeten dhjetra mije ushtare amerikane. Si ka mundesi qe per te strehuar 4000 psikopate nga lindja e mesme na bie neve lapsi? Ka vetem nje shpjegim: keta tanet dalin vullnetare vete, sepse e dine qe kane popullin me budalla ne Evrope, te mesuar te behet mish per top qe ne kohe te Turqise.
Mos u merrni me llogjet e Iranit e nxirrni pallavra gazetash iraniane ketu. Harroni qe Shqiperia eshte antari i NATO
Po pse mor teveqel, hajvane jane iranianet qe te bejne sulm te hapur me raketa? Do paguanin ca mjekroshe shqiptare te benin ndonje atentat ne Rinas ose ne mes te Tiranes edhe pergjegjesine do ta merrte ndonje grup anonim. Cfare mund te beje Nato ne kete rast? Eshte vene siguria e cdo shqiptari ne rrezik qe te perfitojne disa politikane plehra ne Shqiperi dhe Amerike.
une flas per sulme me raketa sic ben fjale edhe atrikulli me siper o kapterr kokeloqja. po ngatarron carin me dollarin me duket
Shqiperise mos i thoni shtet por Kampi i te koruptuarve,hajduteve,Bandave kriminale Drogaxhijve,Muxhahedineve,Afganeve etj,pse keshtu e don Amerika ai qe e mbrojti Shqiperine vdiq Enver Hoxha kurse keta tjeret e shesin vendin dhe kombin per nji pjate Supe.
pirdh pirdh iran e stan.lufte me naton do beje?duhen qeruar keta iraniane leshi te ambasadave nga shqiperia se vetem sa ndyjne kete vend me llumin e tyre te liderit te dhjere islamik.
Haha nje pordh leshon irani e kta trima mendjellinj komentues dhjesin gjak!Po pse mor qafira harruat qe Shqiperia eshte ne Nato?E kur sulmohet nje vend i Natos cfare ndodh?Hajde motren ku ta keni…
Kur s’ke pula mos bej ish i thone .nuk e di pse kruhemi me iranin qe sponsorizon nje organizate terroriste si hezbullahun kur agjensite tona te inteligjences jane te dobeta e kane me pak information se pencionistat qe lujne domino ke buza e lanes .