U arrestua në mjetin luksoz me targa angleze, kush është ish-efektivi i RENEA-s që u kap me snajper në Tiranë

26 Korrik 2022, 12:08Kronika TEMA

U arrestua në mjetin luksoz me targa angleze, kush është

Ky është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë. Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e kaluar në kryeqytet në kuadër të operacionit “Double strike”. Policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

 

5 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit." shqip është kjo apo ndonjë dialekt i shqipes??

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      eshte veshtire te mendosh shkrimin kur pellete hoxha pa pushim nen 40 grade C.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ceni

        Ha ha ha ha !Respekt "Detari".Tironen e kane zaptu "buythperpjetet",me targa te huaja dhe snaipera ne bagazh.

        Përgjigjjuni
    2. 1
      19

      Hahahahahahahhahwh.asgje su mir vesh

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yp xhixhi

        Policia qe duam

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje