Zbardhet ekzekutimi i Saimir Jakut në 2016, në pranga 40-vjeçari. Policia: Ishte atentat me pagesë i porositur nga një grup kriminal në Lezhë

26 Korrik 2022, 10:19Kronika TEMA

Zbardhet ekzekutimi i Saimir Jakut në 2016, në pranga

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale D.K si autor për vrasjen e Saimir Jakut, ngjarje e ndodhur më 9 Shtator të vitit 2016. Policia thotë se i arrestuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, e ka kryer vrasjen kundrejt pagesës. Porositësit janë identifikuar nga policia, por uniformat blu nuk japin detaje të tjera si pasojë e hetimeve që janë në vijim.


“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje”, njoftoi policia.

Në kontrollin e banesës ndaj 40-vjeçarit janë gjetur 21 aparate celularë.

Saimir Jaku, 33 – vjeç, ish –Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut u vra me armë zjarri më 9 Shtator 2016. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj 33 – vjeçarit Saimir Jaku, i cili qëndronte në ambientin e jashtëm të një lokali në qytetin e Rrëshenit, vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë.

Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet që ishte parkuar jo larg lokalit ku u krye edhe ekzekutimi. Mësohet se Jaku ishte shkarkuar vetëm një javë më parë nga ekzekutimi nga detyra.

Vite më parë, ai ka qenë emigrant në disa shtete të ndryshme të Europës. Si pasojë e asaj ngjarje mbeti i plagosur edhe Gjergj Prenga, 50 – vjeç, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja.

4 Komente

  1. V
    VRASJET ME PAGESE jan komanduar nga Vilat a Lalzit

    Te Gjitha VRASJET me PAGESE kanw te njejen Burim nga Vilat e Lalzit . Dy Politikane kan Urdheruar VRASJET e PAGESE salih berisha _ ilir meta . (Spak i di shume mire ,Kraja ,mirpo eshte miku i shtepise Dy Krimineleve Mafiozze qe kan qarkulluar gjithcka cdo Trafik te kushtueshem nder Shqiptare . - Asnji cudi ! - Kriminelet e rruges ,nuk kan pasur Miljonat e duhura per te Filluar Trafiqet ,per te Blere Mallin dhe Dyshja , ka dhen jovetem si Kredi ne Miljona krimineleve por edhe ka qen Aksioneri kryesore dhe madje drejtues de vrses

    Përgjigjjuni
    1. f
      fam. brrisha eshte Koka e Trafikut te kokaines

      te gjithe trafikanetet e kokaines jane financuar nga djali i brrishit dhe kunati . Nuk harohet kurre kur gjithe Ambasadat e Shqiperise ne Bote ,perdoreshin nga Fam.Berrisha si baza per Trafiqet e Drogave ne Bote ! Disa sihin edhe shume te njohura ku Makinat e Ambasadoreve kapeshin ne shtet si Itali ,Turqi , Angli , Maqedoni, Poloni ,Bullgari ,Greqi me ngarkesa Droge -kokaine etj etj pjestare ambasadash qe punonin thjeshte si Koriera droge e sherbime Mafioze neper Bote -qe i njohin gjithe Bota !!!! --- Po Balini i Santa Quarantas ? - Eshte i punesuar ke Fam.Meta i finacuar per te gjitha Trafiqet nga meta ,i kapur keq ne Greqi ,ku filloj edhe venje nen Sherbim nga Athina e vet ilir mutes , duke i sherbyer me besnikeri Shtetit Grek nga frika sepse ja fuste kembet ne nji Kepuce te Balilit ,qe Greku i kishte marre te gjitha deshmite dhe se nuk ishte ai Pronari i te gjithes por ilir meta ishte Kapobanda e Trafikut e maiuanes e kokaines ,ku fitoheshin Miljona dhe ndertoheshin Hotele ,Vila ,bleheshin Jahte , toka etj etj . Per kte gje , Athina ne forme ironie - Dekoroi ilir mutin me Medje e cila kishte nji Mbishkrim e kuptim te fshehte -te gjuihes se Lashte Helene . - Dole nga Rruga jon - te pritet koka ! po Bash me Toyota Caris qe sillte Miljonat e veta . te vjedhura nga Shqiperia e sjell ktu ne rruge klandestine mos me kontrollu Transaksionet Bankare kush ,e marre si deshmi kunder tij , pra ----- kta bij kurvash qe vazhdojne te shiten ala sot si Politikane s'jan gjo tjeter vecse Kriminela e Trafikante qe Bota i njeh mire ,por nuk i tregon hapur sepse i Perdor per vete , i shantazhon . O Skipetariiiiiiiiii boll o rrot kari ,se po tallen ca Kerma me jeten tuaj veproni

      Përgjigjjuni
    2. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Ishte si ishte, sot duhet të jetë më e vështirë krijimi i kushteve për tipa të tillë që të bëjn gropën.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip . salih - meta E Keqja e Madhe e Shqiptareve

        Kadavra e Gjaprit grek i leviz me kembet ? se dhembet duket se i levizin ala

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje