FOTO/Predha artilerie në Unazën e Madhe- Tiranë: Xhenierët largojnë municionet e vjetra

24 Korrik 2022, 13:16Kronika TEMA

 

FOTO/Predha artilerie në Unazën e Madhe- Tiranë: Xhenierët

Një arsenal municioni luftarak është gjetur gjatë punimeve të ndërtimit të zgjatimit të unazës së madhe në Tiranë. Gazetari veteran Thanas Mustaqi, ka shkruar në faqen e tij një lajm të plotë dhe të hollësishëm për këtë ngjarje.

Postimi i gazetarit

Pas 4 ditësh, më 23 korrk 2022, Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, bëri të ditur se, më 19 korrik 2022, gjatë kryerjes së punimeve në lotin 5 të Unazës Madhe të Tiranës, për zgjerimin e shtratit të rrugës, u zbuluan 31 copë predha artilerie.

Me marrjen e njoftimit, 6 xhenierë e 2 mjete shkuan në vendngjarje dhe në masa të larta sigurie, kryen evidentimin e llojit të municioneve dhe rrezikshmërinë tyre.

Municionet ishin të kalibrave dhe llojeve të ndryshëm. Në gjendjen që ishin ato nuk paraqisnin rrezikshmëri për t’u transportuar, kështu u transportuan në vendmagazinimin e tyre në batalionin e xhenios.

TemA

Lini një Përgjigje