“Blindi” u pa edhe në varrimin e Brilantit, si po eliminohen “krahët” e Vis Martinajt

23 Korrik 2022, 10:52Kronika TEMA

“Blindi” u pa edhe në varrimin e Brilantit, si po eliminohen

Opinioni publik u trondit sërish mbrëmjen e djeshme kur në një atentat në Milot mbeti i vrarë i riu Klisman Preçi, ndërsa u plagos rëndë Ylli Brahimi i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike.

Ky është atentati i dytë që kryhet brenda 6 ditëve. Të dyja ngjarjet duket se kanë lidhje me një larje hesapesh mes grupeve kriminale të njëjta. 

Ylli Brahimi njihet si krah i grupit të Ervis Martinajt, të cilit i vranë edhe nipin bashkë me dy miqë të tij në Fushë Krujë.

Duket se Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi i ruheshin një atentati. Ata lëviznin me një “Toyta” të blinduar, por vrasësit kanë gjetur momentin kur ata sapo po zbrisnin nga makina e tyre pranë banesës dhe kanë hapur zjarr. 

Mësohet se e njëjta makinë “Toyota” e blinduar është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt në qytetin e Laçit.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po qëndronin poshtë banesës në Milot, ndërsa u përballën nga breshëria e plumbave të atentatorëve.

Të dy janë persona të njohur për drejtësinë shqiptare, ku Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent penal për grabitje me armë. 

Pak minuta pas atentatit, në Borizanë të Krujës është gjetur një mjet tip ”Audi”, me dy kallashnikovë brenda duke u djegur, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ai droni edukues e ka evidentuar se kush e ka ne pronesi kete makine te blinduar me targa te Shkupit? Eshte bere zakon qe drejtoret e policise kur vertetojne qe jane "te pazotet" per te bere pune policie i bejne zv.ministra. Ne Shtator do kemi besoj nje zv.minister te ri, ndersa zaret e tij neper policite lokale do shkojne serisht te japin mesim ne shkolle te policise.

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2025 BE

      Cudi! Sot ne Tema nuk ka lajme nga/per Rame-Ramazonin.Do kete ikur me pushime jashte shtetit, perseri.

      Përgjigjjuni
      1. F
        F-22 Raptor

        Vito..., ne kete rast nuk je mashtrues. Ke thene disa te verteta, duhet pranuar.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gudbi dajci

        Dihet vetem shteti i eleminon

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje