4 ish-prokurorët e gjyqtarët që pretenduan se fituan shuma parash në baste

23 Korrik 2022, 10:37Kronika TEMA

4 ish-prokurorët e gjyqtarët që pretenduan se fituan shuma parash

Prokurori i Vlorës, Alfred Sali u shkarkua këtë të premte nga shkalla e parë e Vetingut. Ai nuk justifikonte dot pasurinë dhe sipas komisionereve kishte bërë deklarim të rremë.

Sali kishte deklaruar se 80 mijë euro i kishte në baste sportive nga një kompani në Gjibraltar në vitin 2014.

Alfred Sali nuk është rasti i vetëm që ka deklaruar këtë gjë në komisionet e vetingut.

Luan Kaloçi ish-prokuror në Elbasan do të deklaronte se kishte fituar 5.2 milionë lekë të reja në baste sportive, të cilat ishin përdorur për të blerë një dyqan.

Artur Selmani ish-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme deklaroi se kishte fituar 10 mijë dollarë në lloto sportive.

Kliton Spahiu, ish-gjyqtar në Apelin e Durrësit deklaroi se kishte fituar rreth 30 mijë euro në baste nga viti 2012 deri në 2014.

Spahiu u dënua me dy vite burg por që u pezullua në shërbim prove për shkak se kishin favorizuar njërën palë në një proces gjysorë.

Ai bashkë me kolegët e tij ishte shpërblyer për të parë ndeshjen El Clasico, Real Madrit-Barcelona

Fatmir Hoxha, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese deklaroi se 30 mijë, të cilat ishin përdorur në blerjen e një apartamenti ia kishin hedhur miqtë në dasëm.

Pavarësisht këtyre justifikimeve të gjithë këta magjistratë nuk mundën të kalojnë procesin e vetingut.

Lini një Përgjigje