Ibrahimi e dinte që do tentonin ta vrisnin? Plumbat nuk po çanin mjetin, si u ndoqën viktima dhe i plagosuri deri në shkallët e pallatit

23 Korrik 2022, 09:17Kronika TEMA

Ibrahimi e dinte që do tentonin ta vrisnin? Plumbat nuk po çanin

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e së premtes në Milot.

Klisman Preçi dhe biznesmeni Ylli Ibrahimi u qëlluan me 100 plumba teksa ishin duke qarkulluar me një mjet  tip “Toyota” e blinduar, e cila është ndjekur nga pas nga atentatorët.

Pasi i bllokuan lëvizjen automjetit me targa të Shkupit, autorët që mbanin kapele në kokë kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë qëlluar në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin Preçi dhe Brahimi.

Pasi kanë parë se plumbat nuk po e përshkonin mjetin, një nga autorët e ka ndjekur dhe pasi është futur në rrugicë, ka qëlluar në hyrje të pallatit. Pas ngjarjes, policia gjeti një makinë e djegur në fshatin Gramëz, rrethi Krujë brenda të cilës u gjendën edhe dy armë zjarri kallashnikovë.

Preçi dhe Brahimi janë emra të njohur për policinë. Ata i kanë shpëtuar atentateve edhe më parë.

Brahimi ka qenë i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit dhe i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa është marrë në pyetje dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi. Ndërsa, Klisman Preçi është arrestuar për një tentativë grabitjeje me armë në Milot.

6 Komente

  1. L
    Lala-Hoxha prokuror

    Po mire o se na cate trapin me gjith keta. Kriminel, vrases, kane vrare i vrane, kaq ec…. Jane bere gjithe mediat se lagje e Lacit, mistorite e bemat e ketyre. Hajde or pirdhu , dy rreshta mjaftojne…

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhist Regjimi

      Sot ne Tema nuk ka lajme nga/per Rame-Ramazonin.Do kete ikur me pushime jashte shtetit, perseri.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eda

      Njeri-tjetrin marshin me vete ne Boten tjeter kush meret me krime! Ne qe e nxjerrim buken e gojes me djerse nuk jemi idiote jo,sepse me pare haram askush nuk e fitoi qetesine e shpirtit ne kete jete..Tani "hani dhé" nentoke me paret e droges.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eda

        Njeri-tjetrin marshin me vete ne Boten tjeter kush meret me krime! Ne qe e nxjerrim buken e gojes me djerse nuk jemi idiote jo,sepse me pare haram askush nuk e fitoi qetesine e shpirtit ne kete jete..Tani "hani dhé" nentoke me paret e droges.

        Përgjigjjuni
        1. m
          miloti

          "Pasi kanë parë se plumbat nuk po e përshkonin mjetin, një nga autorët e ka ndjekur" pershkrim idiot! cilin ndoqi, ku ishte, pse doli kur nuk e depertuan mjetin. fjali gazetaresh te pa shkollua

          Përgjigjjuni
          1. g
            geri

            me aq sa ju jep merua ......nese paguan me kikirika do vijne vetem majmunet .....

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje