Të dy ishin pre e atentateve më parë, kush janë Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi që u qëlluan sot në Milot

22 Korrik 2022, 22:39Kronika TEMA
Të dy ishin pre e atentateve më parë, kush janë Klisman

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në qendër të Milotit, por kjo nuk është hera e parë që emrat e tyre dëgjohen për të tilla ngjarje.

Klisman Preçi, ishte në makinën tip “ML” më 14 maj të këtij viti, kur në autostradën Lezhë Milot, në dalje të Lezhës iu bë atentat. Klisman Preçi ishte në makinë me kushëririn Blerim Preçi, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Gjatë kësaj ngjarje ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash. Ende sot nuk është zbuluar se kush ishte autori i ngjarjes. 

Por kete mbremje nuk ka mundur dot ti mbijetoje atentatit te radhes.

Nga ana tjetër as Ylli Ismail Ibrahimi, i plagosur mbrëmjen e sotme në Milot nuk është emër i padëgjuar për policinë dhe mediat. Më 12 Janar 2021 Ylli Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri 15 herë.

Burime policore, thanë se në atë atentat kanë marrë pjesë 4 persona, ku dy vetë kanë qenë të pozicionuar mbi motor dhe që ishin ata që duhet të kryenin goditjen finale, ndërsa dy të tjerë kanë shërbyer si informatorë.

Ylli Brahimi Brahja është marrë në pyetje pas vrasjes së ish policit Xhelal Reçi. Klisman Preçi është shok me Ylli Brahimaj Brahja dhe dyshohen të jenë pjesë e të njëjtit krah ku u shënua atentati i trefishtë.

Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent për grabitje me armë.

Brahimi raportohet se eshte ne gjendje kritike pas atentatit te sotem.

7 Komente

  1. g
    gavroshi

    Koken hengeshin kriminelat me njeri tnetrin se gjykatat nuk i denojne.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Goxha CV paskan! Tamam per kryebashkiak.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lenci bira

        Dei sa shteti te denoj per arme mbajtje pa leje njerezit do te vazhdojne te vriten,parlamenti duhet te m blidhet ne seance te jashtezakoneshme te diskutoj ligjin per armet,te behen kontrolle banesash dhe cdo makine, aktualisht levizin gjithe me arme,denim deri ne 20 vjet burg pa avokat dhe pa te drejt aplimi

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me sa duket sugurija dhe rendi puplik Kane vajtur

          Me sa duket sugurija dhe rendi puplik Kane vajtur si në vitin e zi të1997. Të gjith kriminelet levizin të armatosur dhe me makina të blinduara dhe nuke pysin fare per Policine as që së marrin fare konsidorat që ekzistone. Policet rrine anve të rrugve për të marre 10 mi lek fukarave që pase ikjes së Sander LLeshit policija e shteti Ka vajtur me koke poshte si guri në uje turpe per Edi Ramen dhe per të gjitha strukturat e sigurise se (Shteti?) Shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. l
            lenci bira

            Shqiperia duhet te pastrohet nga keqbersit, por ne kete mnyre eshte e tepert, cdo punonjes policie zone duhet qe ti kete nen mbikeqyrje personat e rrzikshem dhe te shikojne levizjet e tyre. Aktualisht shqiperia ka nevoje te ashpersoj ligjin per armet dhe kontrollet ne cdo banes dhe cdo automjet, njekosisht te krijohet nje gjandarmari policore Ikjet dhe vrasjet po e lene shqiperin bosh

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loku

              I dinë ku i kanë llogaritë me njëri tjetrin.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dikur

                Epo duhet pranuar si pjese lirive te njeriut. Shteti demokratik nuk vepron para se te kryhet krimi nga frika se mos shkelen te drejtat e njeriut. Po ta veme re shteti parqitet ne vendngjarje nje ose dy ore pasi ka ndodhur vrasja apo krimi. Ka qene para ca kohesh nje shtet tjeter qe ndodhej nje ose dy ore para se te ndodhte ngjarja dhe te denonte per "tentative vrasje " ose arratisje pra te denonte sepse e kishe pasur ne mend qe te shkelje ligjin. Ne teori burgjet quheshin edhe vende riedukimi qe njeriu te kuptonte demin qe i kishte bere shoqerise dhe te mos ta perseriste me Por denimet , ne fakt , qellimin edukues nuk e kishin per ate qe ishte brenda por per ata qe ishin jasht burgut. Nese ndodhte nje vrasje mepatjeter dikush do denohej rende , ndoshta edhe me vdekje edhe pa qene autori i vertete i krimit. Per shtetin e atehershem ishte me mire te denohej nje i pafajshem sesa nje krim pa autor. Kur autori i vertete i vrasjes te shikonte egzekutimin e dikujt tjeter ne vend te tije do mendohej dy here per krimin e rradhes. Mirpo ky quhej shtet i diktatures . Ne shtetin demokratik thuhet " me mire nje fajtor i lire se nje i denuar pa faj" . Vrasesi ka mundesi ti marri jeten dikujt dhe ligji nuk ka mundesi ti marri jeten vrasesit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje