"Hera e pestë që skuadra e vrasjeve del në terren, janë të ashpër, barbarë!"/ Artan Hoxha për masakrën e Fushë Krujës: Porosi e 3-4 organizatave!

22 Korrik 2022, 09:18Kronika TEMA

"Hera e pestë që skuadra e vrasjeve del në terren, janë

Artan Hoxha thotë se masakra e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinj, ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish të cilët asnjëherë nuk gabojnë dhe sipas gazetarit, ngjarja e Fushë Krujës është dalja e tyre në terren për herë të pestë! 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha deklaroi se atentati mund të jetë porositur nga 3-4 organizata. 

"E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjensi funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës. Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97', 98'. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur.

Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuardër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë.

Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja. Janë shumë të ashpër, shumë barbarë. Godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën. Djegia është mesazh.

Ky është aks kryesor dhe ngjarja ka ndodhur në pikun e trafikut. Autorët qëllojnë dhe ikin. Ata e kanë patur frikën zero. Jo vetëm janë kthyer, por edhe i kanë hedhur lëndë djegëse makinës. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë. Është hera e pestë që del kjo skuadër.

Dje doli një listë dhe prokuroria kërkon të thirren disa persona për të shfryrë presionin. Ndërkohë, të nxjerrësh në rrugë këtë skuadër vrasësish, duhet sasi e madhe. Janë të paktën 3-4 organizata.

Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata. Ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm.

Struktura që e ka marrë përsipër është organizim që ka harxhuar para të madhe, ka gjetur skuadër që nuk ka dështuar deri tani. Janë 3-4 grupe që kanë bashkëpunuar për të bërë këtë atentat.

Nuk ka ndodhur ngjarja rastësisht. Ka disa vite që bëhen vrasje në këtë aks. Është përplasje e grupeve kriminale. Kjo ngjarje, nuk e mbyll këtë histori. E shoh problemin tani dhe mbrapa. Do të thotë nuk do të falet më askush", tha Hoxha. 

7 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Shko mor idiot

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cattani

      mbyllni hetimet. Kokelopa ekspert gjeti zgjidhjen

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        përveç logorisë pa asnjë fakt,hoxha thotë dy të vërteta të thëna në të gjithë medjet shqiptare: "kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja","Jo vetëm janë kthyer, por edhe i kanë hedhur lëndë djegëse makinës."! e vërteta e parë,është e tillë vetëm nëse ata e kanë bërë këtë vrasje për të trëmbur të tjerët!! pra për terror! nëse nuk është e tillë!?atëherë mund të them me plot gojën se është dobsi dhe jo zotësi e grupit që ka vepruar!!një prfesionist nuk harxhon kohë dhe municion për të kryer krimin e tij!!fakt është se dhe një nga viktimat ka pasur mundësi të largohet nga makina dhe të vritet më pas!! kjo që thash më lartë mbështetet me të vërtetën e dytë të "absolutit" hoxha!! të jesh një grup "komnado" dhe të kryesh një aksion të programuar "profesional"(sipas gjenialit hoxha)dhe të këthehesh prapë nga rruga sepse ke harruar të djegësh makinën ku ke kryer krimin!? do të thotë se profesionalitet nuk ka!! aty ka paru shumë emocion,që ka bërë të harrohen,ndoshta,detyrat që janë përcaktuar më parë!! kjo është një pazotësi dhe më shumë tregon se ky grup vrasësish mund të jetë me të vërtetë i përbërë nga amatorë!vrasës në fillimin e tyre!! një profesionist nuk duhet të lërë gjurmë dhe jo të krijojë sa më shumë që të jetë e mundur!! hoxha je vetëm një logorik që përfiton nga "fama" që more 11 vjet më parë!! përfito sa të të shkojë!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Martin

          Jane te ashper te pa meshirshem!!! A di mdonje vrses qe ti vije keq per ate qe po ben?? Kan dale 5 x ne terren? Nqs i di se kush jane perse nuk i tregon?? Ti sikur u rri nga mbraoa o te qifsha gzetarin qe je ti, del si kofili pas te vjelave dhe vetem ha mut kot.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tony

            Kam nje pytje per Tanin i cili per çdo ngarje kriminale ben exspertin duke treguar se kishte dijeni dhe ka dijeni se çfar do te ndodhe. Tani ne rast se ke informacion before dhe çfar do te ndodhe pas çdo ngjarje kriminale ben mire ti para prijshe ndalimit te krimeve duke sinjalizuar autoritet perkatese dhe mos dil te japesh mend pas ngjarheve si kofini pas shiut.Ok

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ariu.

              Po kur bën dhe gazetarin e informuar ti mashtrus muti, por mase ta qi kurvën ndonjë nga këta që mban në gojë.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tigri

                O .ARI nuk e gjen gje Tan kokloqen se ju ben reklam bandave!

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje