Në gjendje të rënduar shëndetësore, Lefter Koka lë qelinë, dërgohet në spital

22 Korrik 2022, 16:02Kronika TEMA

Në gjendje të rënduar shëndetësore, Lefter Koka lë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar ditën e sotme në spitalin e burgut për shkak të problemeve me zemrën.

Koka ndodhet në burg prej muajsh për aferën e inceneratorëve. Ai u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë ryshfet gjatë kryerjes së detyrës.

Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

 

5 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Skeme e njohur.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci bira

      Vape e madhe! lefteri nuk e duron dhe pse eshte cub shijaku, ne vere preferon vere te kuqe dhe kondicioner mbase biruca nuk i ka keta kushte

      Përgjigjjuni
      1. A
        Angjelini

        Te gjithe semuren keta shushonjat kur perfundojn ne qeli. Ndersa jane ne gjendje perfekte shendetsore kur mbushin arkat me para te takse-pagusve shqiptar. Do e lirojn me rraport mjeksore mbajeni mend.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Zemra funksionon mirë kur vjedh dhe korrupton.Ndryshe jep probleme.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Abdullah Palloshi

            Kur janë të lirë dhe vjedhin sa duan e janë top nga shëndeti. Sa hyjnë në burg i vret ndërgjegja dhe ju bie pordha në zemër. Është bërë bajate dhe nuk dinë se si beson njeri. Të dënuarve politikë edhe pse torturoheshin dhe dërrmoheshin në punë nuk i gjente gjë ndërsa hajdutëve me çizme që kanë gjithë lukset në burg na u sëmurkan dhe na u bëkan për spital....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje