"Shënjestra shpëtoi sërish", lidhja e Ylli Ibrahimit me ekzekutimin e bujshëm të Bujar Likës brenda hotelit në Mamurras

23 Korrik 2022, 11:02Kronika TEMA

"Shënjestra shpëtoi sërish", lidhja e Ylli Ibrahimit me

Vrasja e Klisman Breçit dhe plagosja e Ylli Ibrahimit, tronditi qytetin e Milotit mbrëmjen e djeshme. Mësohet se Ylli Ibrahimi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Për 46-vjeçarin, ky është atentati i dytë brenda dy vitesh. I njohur si person i afërt i Bujar Likës, i ekzekutuar brenda një hoteli në zonën e Mamurrasit më 31 maj të vitit 2020, Ylli Ibrahimi i ka të hershme problemet me drejtësinë.

Atentai i parë i shoqëruar nga Bujar Lika

Ylli Ibrahimi ishte duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, njeri prej tyre Bujar Lika, kur 2 persona me motor vijnë me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij!

45-vjeçari mbeti i plagosur, teksa 2 shokët e tij shpëtuan mrekullisht. 

Autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur. Plumbat e kanë prekur në gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Ngjarja mbeti pa autorë sot e kësaj dite.

Vrasja e Bujar Likës

Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, u varnë në muajin maj të vitit 2020-të brenda një lokali në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Në lidhje me këtë krim të dyfishtë janë dërguar për gjykim katër të pandehur për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbaajtje pa leje.

Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autoret kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoj më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Lini një Përgjigje