U arrestua për korrupsion, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e Elbasanit

24 Korrik 2022, 12:57Kronika TEMA

U arrestua për korrupsion, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e

Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin që ishte për gjyqtaren.

Gjithashtu GJKKO ka lënë në burg avokatin Ilir Pashaj, duke mos e ndryshuar masa “arrest me burg” ndaj tij. Masa nuk është ndryshuar as për të arrestuarit  Xhulio Musaj dhe Taulant Romalari, të cilët do të vijojë të qëndrojnë në burg.

Dy funksionarët e drejtësisë akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, ka të bëjë për një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt, i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares 2 milionë lekë të vjetra.


Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. ABC mësoi më herë se ngjarja ka ndodhur në 2021 dhe gjyqtarja ka marrë shumën e 4 milionë lekëve.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Avokati Ilir Pashaj ka qenë gjyqtar në Elbasan. Sipas burimeve të Abc, Pashaj u largua nga sistemi para vettingut për mos plotësim të formularit të deklarimit. Prej 4 vitesh ushtron detyrën e avokatit.

4 Komente

  1. S
    Student

    Ooooo. Ajo qe kerkoi me shume u denua me pak.po kete te shkretin qe I kekuat leke shume pse ne burg? Apo gjgjetarja ka prishe pazarin , duhej te kerkonte akoma me shume dhe qytetari burg pse nuk pranoi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Pata frike se po e degjeneronin drejtësinë duke i dhene arrest në plazhet e Greqisë . Por jo drejtesia “ funksionon”… një mut.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anketuesi

        Po rrija ne nje kafe afer gjykates .Afer meje ish ulur dy qytetare qe diskutonin mbi arrestin e Gjygjtares Zamira Vyshka dhe nder te tjera degjova qe thoshin se Zamira Vyshka kishte punuar si pastruese ne gjykates,se ajo kishte dhene para per tu bere Gjygjtares,ata thoni se edhe dipllomat i ka blere,se ajo zoteronte nje rrobaqepsi ne qytetin e Elbasanit,se kishte ndertuar nje hôtel turistik 8 katesh ne Sarande,zoteronte siperfaqe toke dhe pasuri te tjera te shkruara ne emer te pjesetareve te tjere te familjes,se Zamira ishte e djallezuar ,se ne gjykate flitej qe ishte ajo qe e Morin ne qafe kolege e saj qe nuk e kaloje vetingun .Ne nje momete ju drejtova dy te moshuarve dhe u thash se nuk eshte mire te flisni keq per te tjeret,ne qofte se dini dicka thojuani atyre te ligjit se keshtu ndihmoni te dal e verteta . Pas kesaj nderhyrje nga ana ime ,ata e nderpren bashkbisedimin dhe u larguan.Per nje moment thash se ne kete vende cudirat nuk kane fund,nuk dua ta besoj,ishalla fundit me hajer zonja Zamira Vyshka .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skenderbegasi

          Nuk funksjonon keshtu drejtesia! Kësaj i thonë krijim i imunitetit të tufës brënda llojit te vet. Korbi, korbit nuk ja nxjer sytë. Ispektor i larte i drejtesisë kujdes, apo edhe ju, me rastin miu i parë bie në çark të gjithë të tjerët hanë djathin.(pasurine e vjedhur).

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje