
Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij nuk punonin.
Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar.
Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.
Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë.
Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.
Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve.
Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi.
Duhet enveri dhe pik ai nuk linte te benin gek mek keta spurdhjak te cmendur.
Kamerat i fiku Sali Berisha, Mario Draghi dhe Boris Xhonson.
Kush i fiku kamerat? Po ajo dihet o milet,kush tjeter veç SALIUT Edhe vrasjen e ka kryer Sala,por do dalin pamjet se shpejti te tema.
Nje nga nje po ikin leri o shtet te vrasin njeri tjetrin.
hhaa KAMERATI I FIKU SALIU ;VRASJE CDO DITE RROFTE SHQIPERIA EDI RAMES DHE GAZETA E FAMSHME TEMA