VIDEO/ Mediat britanike nxjerrin zbuluar bandën shqiptare: Pazar në TikTok për pasaporta angleze false, ja sa kushton një

25 Korrik 2022, 11:06Kronika TEMA

VIDEO/ Mediat britanike nxjerrin zbuluar bandën shqiptare: Pazar në

Britanikja Mail Online ka nxjerrë zbuluar një grup shqiptarësh që përdorin TikTokun për të ofruar disa shërbime të pazakonta. Më konkretisht ata ofrojnë pasaporta të falsifikuara britanike për 3,500 paund.

Siç ata e reklamojnë veten “ofrojnë super shërbim dhe super shpejt.”

Mail Online shkruan se këto banda përdorin foto të Mbretëreshës dhe të Pallatit të Buckingham-it për të reklamuar në mediat sociale aktivitetin e tyre.


Këto pasaporta përfshijnë chip-e “me cilësi të lartë” që nevojiten për të kaluar kontrollet në kufij. Po ashtu, pasaportat janë të pajisura me “watermarks, holograme dhe tipare sigurie të dukshme vetëm në dritën ultraviolet, që kapet vetëm nga skanerët gjatë kontrolleve në aeroporte.

Agjenti që jeton në Mbretërinë e Bashkuar për një bandë i ofroi një gazetari të infiltruar të Mail Online një pasaportë britanike të falsifikuar për 3,500 £ dhe një pasaportë të BE-së – e cila mund të përdoret gjithashtu për hyrje të paligjshme në vend – për 2,000 £.

Shqiptari shprehet: “Shumë njerëz kanë ardhur në këtë mënyrë, Çfarëdo që ju pëlqen. Ju pëlqen francezja? Britanikja? Italiania?”

Tabloidi britanik ka nxjerrë zbuluar Nikun, të cilin e prezanton si kreun e bandës i cili kishte nxjerrë në TikTok edhe një njoftim ku reklamonte “biznesin.”

“Kush janë të interesuar për pasaporta europiane të përshtatshme për rrugë Anglie, të na kontaktojë,” thuhej në njoftim.



4 Komente

  1. s
    shqiptar

    Bravo Nik keshtu ndihmohen vellezerit dhe motrat shqiptare qe kurva politike e shkaterroi kete vend dhe ja beri sketerre jeten

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqiptar

      Bravo Nik keshtu ndihmohen vellezerit dhe motrat shqiptare qe kurva politike e shkaterroi kete vend dhe ja beri sketerre jeten

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malo

        Po ku e gjeten keta tani, ne kohen qe Sali Berisha kishte derguar fotografine per nje pasaporte angkeze! Si nuk i ecen fare Sali Berishes! Tani ka dale me tezen se edhe sikur e gjithe bota ta shpalle « Non Grata », ai do te vazhdoje te denoncoje mafien Soros-Rama-Basha! Ky Badha paska qene i rrezikshem fare!

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????????????????????

          te qifsha motren tani kalbu ne burg katunar i qelbur na nxorret bojen kudo

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje