Kush është 40-vjeçari i arrestuar për vrasjen e ish-drejtorit Saimir Jaku

26 Korrik 2022, 11:02Kronika TEMA

Kush është 40-vjeçari i arrestuar për vrasjen e

Ky është Dorian Keqi, 40-vjeçari i arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-Drejtorit të Tensionit të Lartë për zonën e Veriut, Saimir Jaku më 9 Shtator 2016 në Rrëshen. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, ka siguruar foton e 40-vjeçarit Keqi, të cilit iu vunë prangat 6 vite pas atentatit.

Sipas uniformave blu, 40-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin kundrejt pagesës. Po ashtu, policia thotë se ka identifikuar porositësit, të cilët dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun e Lezhës. Autoritetet i kanë identifikuar ata dhe i kanë vënë nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor, nuk bëjnë publike të dhëna të tjera.


40-vjeçari, akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.     

Saimir Jaku, 33-vjeç, ish-Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut u vra me armë zjarri më 9 Shtator 2016 në një lokal në Rrëshen. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe Gjergj Prenga, 50-vjeç, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja.

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Ashtu siq ka patur tension të lartë në kokë, po ashtu ka kaluar në akt. Sa më shumë psikiatër në ç'do rreth për të përcaktuar kategorit e njerëzve.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qemali

      E drejta vonon por nuk mënon

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje