Kë do vrisnin? Ish-efektivi i RENEA-s dhe shoku i tij kapen me snajper në Tiranë

26 Korrik 2022, 11:39Kronika TEMA

Kë do vrisnin? Ish-efektivi i RENEA-s dhe shoku i tij kapen me snajper

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kapur duke lëvizur me automjet, ndërsa në të kishin një snajper. Në pranga janë vënë Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç. 

Ky i fundit është më precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Nga ajo që ka mësuar gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Ramel Rada ishte larguar nga radhët e policisë para 3 muajsh. Ka qenë ky person që lëvizte në Tiranë me një makinë luksoze derisa u ndalua. Sipas burimeve të gazetarit, policia dyshon se së bashku me shokun e tij, do të kryenin një vrasje.


Kjo pasi brenda mjetit që drejtohej nga Rada u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi si ato të policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Kontrollet pasuan me banesat e tyre dhe u gjetën një pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak. Të gjitha ato u sekuestruan së bashku me mjetin luksoz.

Dy të rinjtë u kapën pas informacioneve se qarkullonin me armë pa leje. Prandaj për këtë arsye, ata u ndaluan teksa po udhëtonin me mjetin me targa angleze në afërsi të rrethrrotullimit të Senatoriumit.

 

6 Komente

  1. Z
    Zoti Ju ndimofte te gjithve qe sakrifikojne Jeten.

    Urime i Takoje Ministria te Mbrendshem dhe Policise. Ju Lumnte se cdo dite Qytetaret me Familie dhe Femijet e tyre te dalin dhe te Jetojne te lire. Po ashtu dhe Urimet nga Zoti.. Se cdo dite kriminelet, Vrima e mit nuk i nxen me..

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Mir keta kan mar kete rug po per te tjert e familjes nuk i kan ber esap po vrave do te vrasin shpejt a von do vi dita

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Varu Lesht ate rug kan zgjedhur

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora.vlora

          Shteti shpenzon si per ushtaret dhe per renean leke per pergatitjen e tyre keta mbasi marin pervoje na behen killera me pagese ,,,

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lui

            Hajt se ne Durres eshteVjolla Doko q.Gruaja 70 vjece qe eshte e lidhur me mafiozet.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lui

              Hajt se ne Durres eshteVjolla Doko q.Gruaja 70 vjece qe eshte e lidhur me mafiozet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje