“E kanë hedhur në det” - Zbulohet telefoni me bisedat për Vis Martinaj

28 Shtator 2022, 09:14Kronika TEMA

“E kanë hedhur në det” - Zbulohet telefoni me bisedat

Inside Story, ka siguruar të dhëna ekskluzive të disa transkripteve nga biseda telefonike. 

Një personazh me precedentë penalë është arrestuar në kuadër të një procedimi që nuk ka lidhje me çështjen “Martinaj”. 

Atij, i është sekuestruar një telefon celular që punon pa kartë SIM. 

Celulari funksiononte përmes programeve të sofistikuara me biseda të vetëaszgjesueshme që përdoren shpesh nga grupet kriminale dhe trafikantët.

Mes mesazheve të siguruara nga këto transkripte të cilat nuk mund të bëhen publike të plota për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, janë gjetur disa biseda interesante lidhur me çështjen në fjalë.

Emrat e personazheve që përmenden, do ti përmendim me iniciale pasi përbëjnë sekret hetimor.

“Po humbin njerëzit si miza. E pe cfarë i bën Lacit? I kishte kërkuar A. ti mbaronte G.”

Aty flitet për porosi vrasje, dhe kjo mendohet një prej motiveve pse shumë persona e kërkonin të vdekur Martinajn. 

Këto biseda janë duke u verifikuar nga Prokuroria dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta. 

Tashmë, çështja ka kaluar në SPAK nisur nga profili i të shumëkërkuarit Martinaj dhe dyshimet se mund të jemi para një ngjarje në kaudër të grupit të strukturuar kriminal siç del nga transkriptet e disa bisedave.

“Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”

Duhet theksuar se grupi hetimor ka në dorë biseda të shumta të ngjashme që po verifikohen.

Hetuesit kanë dyshime se komunikime të tilla mund të jenë edhe të fabrikuara për të bërë sa më të besueshme pistën e një rrëmbimi të mundshëm.

Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.

Disa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se aty mund të jetë shitur te grupet rivale.

Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”, thuhet në mesazhe.

6 Komente

  1. D
    Dardan

    Edhe telefon celular pa kartë SIM, qe funksionon përmes programeve të sofistikuara me biseda të vetëaszgjesueshme, edhe regjistrime te gjetura, te cilat jane hedhur per te bere tymnaje per arrarsijen spektakolare te Ervis Martinajt Shikak-Kukes-Prishtine ose Shkup-Dubai.

    1. M
      Muharem Kaso

      Fole prap ti kopetent ashkali

    2. v
      vilson naci [email protected]

      Na cat koken me kete Martinajn.

      1. R
        Rezi

        Po pse në Shijak? Mos prandaj e bëri dhe Shkëlzeni dasmën në Shijak? Vërtetë na çatë kokën!

        1. s
          syçeluri

          kjo historia e "mbretit" qe u rrit ne xhunglen shqiptare u be bajat po fare ama.si puna e ketij qe edhe puna e atij "Belegut" e sa e sa te tjere qe u harruan e kushedi nga bredhin neper bote.merruni me ndonje pune te hajrit se nuk eshte ky problemi i fukarenjve o njerez.

          1. v
            veni

            Ne qofte se keto jane te verteta si dhe shum te tjera ky eshte dekospirim dhe tregon qe lajmet blihen.

            Lini një Përgjigje