I mbijetoi aksidentit të rëndë kur ishte 8 vjeç - Historia e dhimbshme e Gabriel Llucës që humbi jetën në Peqin

31 Gusht 2025, 12:10Sociale TEMA
I mbijetoi aksidentit të rëndë kur ishte 8 vjeç - Historia

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj.

Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, një 24-vjeçar me një histori të jashtëzakonshme mbijetese që ka prekur shumë zemra.

Gabrieli i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik.

Ngjarja tronditi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, të cilët e kujtojnë si një djalë energjik, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

 

6 Komente

  1. B
    Berati

    Oh Lluca( balte me sasi te larte uji) ishte bere lluce dhe muri iu duk autostrade. Po ikni mos na hapni barkun me keto histori mejhanesh. Pine e behen dhoge e vene i bien murit. Mire qe smoren ne qafe ndonje tjeter. Ngushellime per jetet e reja .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjemi

      Robt ku ti kesh kafshe

      Përgjigjjuni
      1. X
        XhaFCK

        O Gjemi, po varja o burr se mut Berati eshte… keshtu mistrec Berati e kisha fjalen.

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gjemi

      Xhafck .Ke te drejte un fatkeqsisht i njoh te dy

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Na plasi kari se i njeh ti.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sonja

        Bir i nenes! Qofsh i parajses, o engjell! Ngushellime familjareve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje