Sulmi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është autori me tre emra që iu bë atentat në janar të 2022

3 Shtator 2022, 10:04Kronika TEMA

Sulmi me armë ndaj policëve në Vlorë, kush është

Shpallet në kërkim shtetasi Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, që dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie (Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj).

I shpalluri në kërkim është një emër i njohur për policinë, pasi në janar të këtij viti ai ka mbetur i plagosur.

Në datën 05.01.2022, shtetasi Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarsia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Haxhiraj, 37 vjeç, banues në Vlorë, ka qëlluar të paktën 5 herë ndaj policivë, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë.

Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, më 5 janar, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Haxhiraj, ende nuk ka një autor, ndërsa i plagosuri nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se ‘Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd’. Në kohën kur iu bë atentat kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Holanda.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Trevllazën. Mjeti ishte djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehëra kallashnikovi.

Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap.

Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit.

NJOFTIMI I POLICISE:


Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volkswagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Lini një Përgjigje