I morën ryfshet 10 mijë euro të shpallurit në kërkim, dënohen me burg dy policët në Durrës

21 Janar 2023, 12:13Kronika TEMA

I morën ryfshet 10 mijë euro të shpallurit në kërkim,

Dy punonjësit e Policisë në Durrës, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka u dënuan nga Gjykata e Posaçme me nga 2 vite e 4 muaj burgim për korrupsion.

Dy efektivë liruan shtetasin Alfred Mikeli në këmbim të shumës së parave prej 10 mijë eurosh.

Ky i fundit sipas Prokurorisë, një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte lokalizuar nga dy policët në verën e 2021, ishte marrë në mjetin e tyre dhe pasi kishin negociuar, e liruan atë në këmbim të parave.

Kujtojmë se dy efektivët e policisë Durrës, arritën me sukses të gjenin Alfred Mikelin, person i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

Ata e kapën dhe e morën në makinën e policisë sipas procedurës.Gjatë shoqërimit për në komisariat, Mikeli u ka ofruar efektivëve 10 mijë euro që ta linin të lirë.

5 mijë euro secili, ofertë e cila u pranua nga efektivët dhe Mikeli u la i lirë nga ata duke mos u dërguar në komisariat.

 

3 Komente

  1. I
    Iliro Pellazg

    Shtet shkerdhat

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petrit

      Ne gjithe kete ngjarje, korrupsioni me duket se eshte vepra penale me pa vlere. Jane vepra penale qe kane bere qe jane me te renda.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        GJYKATE LESHI POLICET NUK KANE BERE THJESHT KORRUPSION POR JANE BASHKEPUNETORE NE KRIM ME KRIMINELIN DHE TE PAKTEN DUHET TE DENOHESHIN ME 10 VJET BURG.............JU DHJEFSHA GJYKATAT .....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje