PERGJIMET e 21 janarit: Bëni armët gati, kur t'ju them unë qëlloni në trup

21 Janar 2023, 09:42Kronika TEMA

PERGJIMET e 21 janarit: Bëni armët gati, kur t'ju them unë

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në 12-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të 21 janarit, disa përgjime të papublikuara më parë.

Aty dëgjohet qartë urdhëri për të goditur protestuesit në trup, pra për t'i vrarë.

Zbulimi i këtyre përgjimeve ka rëndësi se rrëzon përfundimisht alibinë se vrasjet ishin rastësore.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka rënë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj

I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon

Artan Hoxha: Dëgjoj

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3

16 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Po ty kush te urdheroi i Ndrea, mos e ler veten te te bejne "koke turku"!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      A ka shkodranë këtu të kuptojnë diferencën midis 21 janarit dhe 2 prillit të tyre? Po nuk e kuptojnë të rilexojnë deklaratat e Gramoz Reçit dhe të shikojnë se kush është Berisha kur është në opozitë dhe kur është në pushtet!!! Popull inorant nga veriu në jug.

      Përgjigjjuni
    2. b
      basha ka Komunikuar Urdhrin Precit . Te Arrestohet

      basha i paska komunikuar Urdhrin te Arrestohet menjiher .Cfar pritet .Pastaj tregon se Kush urdehroj Vrasjet berisha ? apo i beri basha me koken e tij ! boll me .Eshte koha e fundit ti Arretsoni Kriminelet e Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Po spati urdher me shkrim nuk e gjen gje kriminelin malok .vetem po te dun amerikanet po e shkrijne per 24 ore .se e sjell dosjen udb urgjent .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mendimi im

          Nuk ka asnje besim te keta prokurore dhe gjykates e avokate qafederra. Keta duhen djegur me benzine vete zyrat dhe shtepite e tyre. Por mbrohen nga kriminelet shqiptare qe u rrine prapa. Keq shume Shqiperia!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Abdurahim Ashiku

            ALEKSI I GRIKË MANATISË DHE ALEKSI I EKSARKIES TË ATHINËS Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet, tetë vjet...më parë... Rishënuar në përvjetorin e gjashtë... për të vazhduar në të shtatin, të tetin, të nëntin... në pafundësinë e një heshtje që vret... Rishënuar sot më 21 janar 2022, një vit pasi policia e Tiranës kërkon hapjen e procesit të hetimeve të prera me sharrë të ndryshkur 11 vjet të shkuara... Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën... Nga Abdurahim Ashiku, Gazetar, Athinë Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin... babai, nëna, motrat, shokët, miqtë... I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë. I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore. I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave... Oh sa lot, oh sa dhimbje!... I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke. I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole... I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare... I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër... I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë... Për të parin, Aleks Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit... Gjashtë vjet kaluan... Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm... Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën... Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta... Dhe jo vetëm lule... Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina. Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta... * * * ...Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës... u mblodh Kuvendi i Shqipërisë. U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë... U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”... Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!! Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”... “Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet... ”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës...”E lagu, s’e lagu!?” Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen.... Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm... Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr...”. Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar... Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek... Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë... “Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe...” Abdurahim Ashiku

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Hahaha ministri eshte Luli te cilit cuditerisht zeri nuk i del.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noli

                Luli i duhet akoma Sales, sepse po ra Luli, i del boja Sales qe ka urdheruar. Luli dhe Prendi kane zbatuar urdherat e psikopatit dhe kriminelit Sali, spaten bythe e ndergjegje, dhe per kete do ta hane bashke me te zotin. Prandaj Sala ka disa dite qe e mbron "armikun e tij te betuar proamerikan".

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tirona

                Ish komandanti i gardes duhet te rreme je te verteten qe ti shpetoje sadopak denimit maksimal se cdo levizje e tij duke qene gjithe kohen prane urdheruesit te vertete kriminelit ish kryeminister eshte i film ???? uar nga Syri ????️????i Satelitit ????️????️????️????️ te FBI qe rrotullohet 24/365 per rreth tokes dhe ky filmim me ze dhe figure nuk Ju dorezua sistemit korruptuara te drejtesise se vjeter por eshte dorezuar sot drejtesise se re. Prandaj o ish komandat garde lehtesoje veten duke e drejtuar gishtin drejt urdheruesit ….. sepse Neser do te jete vone per fatin Tuaj se nje burgim i perjetshem do te jete lule para asaj qe i ndodhi Trebickes.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Spak Kurva !

                  Denon Hoxhallarin per vrasjen e E.Kasmit me Burgim te Perjetshem , nderkohe qe salih berisha ,e banda e tij , ka Vrare Hapur para KM 4- Protestues Shqiptare , dhe Spak nuk ka Arrestuar per 12 vjet asnji Kriminel salih berishan qe Urdheroj vrasjen por edhe bashen si ishMB pergjegjes direkt per Vrasjet . Ja pra , se si Spak perdor disa Standarte ,kap e rras brenda Drejtues qeveritare per nji Tave Peshk ,ose ishMB per shperdorim Detyre ,nderkohe qe per vrasjen e 4 -shqiptareve nga salih berisha , Hesht ! Pra cfar prisni me nga kjo Bande Spak qe i ben Badigardin e Krimineleve Shteteror !

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    muçua I tanes

                    prenga e mori urdherin nga preçi i cili mush armen nga deda, gjoni qelloi me 4 fishek, the urdheri u dha nga basha dhe berisha....ne lufte gjithe shpellaret kunder qytetareve.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DINJITETI

                      Luli ne litar. A ka shpirt ky njeri qe me krekoset e del ne driten e diellit. Faj te rend ka ambasada amerikane qe e mbeshtet. A nuk i dhimset jeta e kater te vrareve? Pergjegjesi ka Edi Rama qe Luli po jeton ne liri akoma. Mbeshtetja e tij, dashuria e tij po e mban krietar partie. PD e qelbet e PS e ngordhur. Por Zoti eshte i madh, vonon por nuk harron.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetar

                        Ke gje per Salen o ti me dinjitet? Apo te duhet.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        DINJITETI

                        Sala dihet kush eshte. Eshte i deklaruar hajdut e kriminel. E kam dhene opinionin tim rreth ketij tradhtari te vendit. Per 21 Janarin Luli eshte po aq pergjegjes sa Saliu ne mos me shume.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          Më 21 Janar 2011 u vra një popull i tërë nga shteti i tij, me armët e njësisë ushtarake elitë të shtetit, me efektiv mbi 500 ushtarakë. U vranë 4 vetë, por operimi është i tillë që mund të vriteshin 400 vetë. Është KRIM KUNDËR NJERËZIMIT dhe duhet t’i relatohet Gjykatës së Hagës. Është krim i organizuar i një shteti të tërë, prandaj SPAK nuk ka tagër ta bëjë këtë gjyq.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkodrani-Belgjike

                            Basha ja paska qit Berishes pergjimin, pse nuk doli perpara ky pergjim, tash qe u ndane ata te dy doli. Urdhrin e ka dhan Sali zeza.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje