Për atentatin në Rinas, Prokuroria e Tiranës do të marrë dëshminë e Emiljano SHullazit.
Sipas BW, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit
Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi, ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024.
Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë për ngjarjen.
Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muci Shaljanin ku u qëllua për vdekje, të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.
Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave. (BW)
E mbajmë me bukë një kriminel dhe ai akoma vazhdon me krimet...
Dale dhe pak se eshte shpejte akoma, te kalojne nja 5 a 6 vjet !
Po çna nxjer këta ore zotri leri në hallet e tyre e kan zgjedhur vetë rrugën ata Jepni ndonjë mesazh për të rinjtë Me këto fytyra Çfar ju tregojmë të rinjëve Mësime nga burgu apo o sa mir me qën kriminel E nderuar Tema këto nuk janë për gazetën tuaj leriani ndonjë tjetre më mirë