Humbi jetën nga moti i keq në Durrës, familjarët: Të njihet se ra në krye të detyrës

10 Janar 2026, 13:23Kronika TEMA
Humbi jetën nga moti i keq në Durrës, familjarët: Të

Një person humbi jetën nga moti i keq në Durrës. Astrit Hysenaj u gjet i mbytur në një kanal. Ai banonte në fshatin Arapaj teksa ishte edhe punonjës i Ndërmarrjes së Komunales.

Familjarët e tij shprehen se Hysenaj humbi jetën në krye të detyrës. Sipas tyre, ai ishte duke pastruar autostradën pranë kanalit, kur u rrëmbye nga rrjedha e fortë e ujit.


Familjarët kërkojnë që ngjarja të njihet zyrtarisht si humbje jete në krye të detyrës dhe të faktohet se, në momentin kur u rrëmbye nga uji, ai ishte në punë.

“Familjarët kërkojnë që ky ka rënë në krye të detyrës, pasi sipas pamjeve tona deri në 08:25 ka qenë duke punuar. Ato që i takojnë sipas ligjit. Ne mendojmë atëherë ka qenë momenti që është zhdukur. Nëse ndonjë ka pamje të kundërta le të na e vërë në dispozicion që ka qenë duke ikur në shtëpi, ose ka qenë këtu. Ato që kemi ne, ai ka qenë duke punuar”, tha djali i xhaxhait të tij, O. Hysenaj.


Familjarët kanë publikuar edhe një video me celular nga vendi ku rezulton se Hysenajn e ka marrë rrjedha.

Viktima la pas nënën 85-vjeçare, bashkëshorten dhe një djalë.


“Kanë ngelur vetëm me pensionin e nënës”, tha i afërmi.

2 Komente

  1. P
    Pçpulli

    Sa gjynah. U prehtë në paqe. Vërtet ka rënë në krye të detyrës duke luftuar me ujin, gjë që ishte puna e tij. Si një zjarrfikës që digjet nga zjarri.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Ne Shqiperi, une shikoj se shumica jane çmendur. Qeveria duhet te kerkoje ndihme nga vendet me te zhvilluara per kete çmenduri sepse çfare nuk degjojme. Shpallen deshmore kriminelet, gremisen ne kanal dhe duhet te shpallet i rene ne krye te detyres, shpallni te rene ne krye te detyres dhe Adriatik Lapaj se rri tere diten e naten ne nje karrike, prit kur ta kepus se zemra s'te pyet. Pastaj do thone ra para kryeministrise dhe duhet shpallur kryeminister pas vdekjes. ka pase nje ligj Amerika qe femra apo dhe gomarica po te pillte ne Amerike edhe ne aeroplan te ishte, merrte neneshtetesi amerikane. Nuk e di ki presidenti Trap e hoqi apo jo. Harrova, kemi proteste me 17 nga Adriatiku dhe me 24 nga xha Saliu. Midis tyre kemi dy ngjarje te medha: me 21 jara Saliu do festoje vrasjen e protestuesve dhe 22 janar rrenximin e Rames nga pushteti nepermjen berjes synet te Ballukut. Janari mbushur me pordhe e fend se hahet shume fasulje

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje