Zjarri te tregu, Policia me njoftim zyrtar: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

10 Janar 2026, 13:11Kronika TEMA
Zjarri te tregu, Policia me njoftim zyrtar: U shkaktua nga një

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin e madh që shkatërroi mbi 100 magazina në tregun e ish-Uzinës Dinamo në kryeqytet. Sipas saj, zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, aksidentale.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, tha policia.

Dy kapanonet e djegura përfshijnë mbi 100 magazina, me një sipërfaqe totale prej 11 mijë metrash katrorë, ku tashmë kanë mbetur vetëm mbetjet e strukturave të shkatërruara.

Të gjithë tregtarët, objektet e të cilëve u dogjën, i kishin ato me qira. Ngjarjen e bën edhe më të rëndë fakti që subjektet nuk janë të siguruara, pasi nuk plotësojnë kushtet e nevojshme të sigurisë, për shkak se janë ndërtuar në kapanone. Për këtë arsye, tregtarët nuk mund të përfitojnë dëmshpërblim, edhe pse dëmi i pësuar është kolosal, ndërsa vlera totale e tij arrin deri në 50 milionë euro.

3 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahhaahhahhaahahahah Po ajo dihet. Me ate zedhes shtypi qe ka policia shkaku i zjarrit eshte gjithmone nje shkendi elektrike, ne rastin e aksidenteve fajin e ka shoferi, ndersa ne rastin e vrasjeve autori ka shkuar ne drejtim te paditur dhe policia po punon per kapjen e autoreve. hahahahhahaahahhhahahah

    Përgjigjjuni
    1. v
      veni

      Të thuash nga një shkëni elektrike nuk është aspak profesjonale dhe kjo tregon injorancë..... Eshtë me injorancën tjetër kur thonë që plasi bombula e gazit ,jo nuk plas bombula e gazit por ka rjedhje gazi pasi nuk e kemi mbyllur dhe kur ndezim diçka gazi që ka dalë shpërthen.... A ka ndonjë inxhinjer te zjarfikëset apo vetëm ata që lëshojnë ujin...

      Përgjigjjuni
      1. e
        e verteta

        Sa e Turpshme dhe e Ndyre tu marresh jeten 100 familjeve dhe te tallesh me ta kaq hapur.Te pakten te prisnin disa dite sa per sy e faqe dhe pastaj te thonin "shkakun".Nuk e dija qe kemi kaq patronazhiste profesioniste.Ajo qe eshte e sigurte duket qe larg,po vjen Kulla e rradhes qe do ngrihet mbi gjakun dhe djersen e injoranteve qe votojne ose jane indiferente ndaj pengmarresve te ketij populli naiv "larg nga b.tha ime". por ja qe i vjen rradha secilit nga kjo qeveri antishqiptare.Fatkeqsi per ato familje qe jane ne meshiren e fatit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje