
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.
Hoxha shkruan në Facebook, se ashtu sikur se tashmë është bërë e udhës, autorët zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa thotë se emrat e viktimave nuk janë identifikuar ende nga policia, gjë që sipas tij tregon pamundësinë e policisë për të zbardhur ngjarjen në kohë.
“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime),
duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit…
Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare…
Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.
Kujtojmë se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.
Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.
Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.
Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Frakull në Fier, e vila dyshohet se i përket autorëve.
Shko more katunar i Prishtes. Policia nuk punon sipas llogjikes te nje analfabeti si puna jote. Bil jo katunr, por katnar. Dhe mundohu te lahesh me shpesh se eshte shenje stresi.
sic tha dhe lideri yne i madh me brekushe ,,kokat le te hane ,po barkderrat tane polica per cfare paguhen ,,,,dhe saga e hakmarjes do te vazhdoje
Kur do te degjojme se viktima ishte ky gjobevenesi?
Ky Artani na hiqet si kompetent për çdo krim që bëhet në Shqipëri . Nuk e dimë për se ka bërë shkollë ky gjithollog ? Se dhe ai skrapua tjetër , Nanua se nuk më kujtohet emri , është bërë si gjithollog , po dimë që ka bërë shkollën për inxhinier mekanik , ndësa ky tjetri është anonim në zanat , se emrin ja kemi mësuar . Ky model gjithollogu shprehet më shpejt se kompetenti për çdo krim dhe nuk di për çfar arsye ! Thonë se është dhe gjobaxhi , po nuk dua ta besoj . Krahas të tjerave dhe në pislliqet e sportit është hazër xhevap , sikur jeton në koridoret e FSHF -së.