I përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani, policia shoqëron Klement Xhaferrin, Talo Çela dhe Suel Çela ia "mbathin"

9 Qershor 2022, 19:23Kronika TEMA

I përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani, policia

Klement Xhaferri është shoqëruar nga policia ditën e sotme në Elbasan gjatë aksionit të RENEA-s në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Burimet bëjnë me dije se Xhaferri është ndaluar nga forcat RENEA teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet.

Xhaferri ishte shpallur në kërkim në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Elbasan para 25 Prillit, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

Operacioni ka vijuar prej disa orësh, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. 

Dyshimet janë se edhe këtë herë bosët e krimit si Talo Çela apo Suel Çela kanë arritur t’ia mbathin.

Lini një Përgjigje