Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për lirimin nga burgu të Tahirit

9 Qershor 2022, 17:34Kronika TEMA

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia.

Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit të ish-ministrit Tahiri nga burgu, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni.

Në datën 4 shkurt, Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj.

SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që Tahiri të shpallej i pafajshëm.

Gjykata nuk ndryshoi dënimin për ish-drejtorin e policisë së Vlorë, Jaeld Çela i dënuar po me 3 vite e 4 muaj burg.

Ndërkohë, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-Ministrin e Brendshëm.

Mësohet se SPAK-u kërkon dënimin për Tahirin në lidhje me akuzat për trafikun e drogës dhe të grupit të strukturuar kriminal.

1 Komente

  1. N
    Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

    Fullani u lirua per nje here. Tahiri jo. Ashtu e do puna. Kemi urdher. Tahiri, nuk i ka sherbyer mire çeshtjes. Ka bere gabime, tha ai i madhi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje