Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares në Itali: Kam qenë me shokët

9 Qershor 2022, 09:02Kronika TEMA

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më  7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar i të dyja ngjarjeve dhe policia po heton në dy pista, një serial killer në botën e prostitucionit apo një vrasje për t’i mbyllur gojën dëshmitarit.

Dyshohet se transgjinorja Camilla ta ketë parë autorin kur ka tërhequr zvarrë trupin e pajetë të Nevilës dhe e ka hedhur në përrua.

Artizani 32-vjeçar vazhdon ta mohojë përfshirjen në të dyja vrasjet.

“Natën e dy vrasjeve kam qenë në lokal me shokë.”

Kjo është alibia e tij.


Nevila u gjet e pajetë në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës , e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë.

Jo shumë larg, në të njëjtën ditë u gjet edhe Camilla.

Po vijojnë hetimet nga Karabinierët e Ris di Parma dhe Policia Shkencore për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.

 

Lini një Përgjigje