Zhduken dy nuset e reja në Gramsh e Belsh, burrat shkojnë në polici: Nuk po gjejmë dot gratë, na ndihmoni se na kanë ikur

8 Qershor 2022, 11:56Kronika TEMA

 Zhduken dy nuset e reja në Gramsh e Belsh, burrat shkojnë

Dy gra janë larguar nga banesat e tyre, përkatësisht në Gramsh dhe në Belsh.

Sipas policisë, F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, ka bërë kallëzim pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. S
    Sara

    keshtu eshte kur martohen grate kunder vullnetit te tyre... durojne sa durojne dhe....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Me se e drejte.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje