
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit përgënjeshtron lajmet që qarkullojnë prej disa ditësh se presidenti i zgjedhur Bajram Begaj është person në hetim prej tyre.
Interesimit të ReportTv me një kërkesë drejtuar kreut të SPAK, Arben Kraja ky institucion Iu përgjigj se nuk ka asnjë hetim ndaj shtetasit Bajram Begaj apo ky shtetas të jetë në hetim prej Prokurorisë së Posaçme.
Gazetari: Është në hetim z.Bajram Begaj nga SPAK sot i zgjedhur president?
Arben Kraja: Nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij
Prej disa ditësh në disa media pas propozimit të emrit të ish-shefit të shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj dhe më pas votimit të tij si president, qarkullon si lajm se Begaj është në hetim nga SPAK.
Ai është ndër emrat e kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake, por SPAK e mohon që Begaj të jetë në hetim apo në emri i tij të jetë regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.
Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Jeni palaço, jo gazetar. Kishit kohë boll ti kërkonit Edi Ramës dhe gjithë politikës të bënte transparent kandidaturat për president shumë muaj më parë, por nuk e bëtë. Nuk e bëtë sepse ju nuk mbroni demokracinë duke qënë pushtet më vehte, por jeni kthyer në kukulla që ju përdorin politikanët sipas interesit të tyre. Duhet t'a dini se jeni kthyer në pushtetin më të pavlerë në këtë vënd. Të fillosh të sulmosh presidentin e sapozgjedhur, i cili akoma nuk ka marrë detyrën, kjo tregon se ju nuk doni shtet në këtë vënd, baltosni sipas modelit berishjan të të bërit politikë çdo individ, vetëm për të krijuar një klimë të mosbesimit total se ky vënd nuk bëhet. Edhe në këtë rast jeni vënë në shërbim të politikës, kur në fakt ju duhet të mos ju mbyllet ditë dhe natë goja, duke goditur me të gjithë forcën politikën tashmë tradicionale berishjane të baltosjes së gjithçkaje.Pa i dhënë fund kësaj mënyre të të bërit politike, ne kurrë nuk mund të ngrehim kokë, asnjëherë nuk do të shërbejmë për të krijuar një klasë politike tek e cila të kemi besimin e nevojshëm.
Shume i skate pershkrimi qe i ben shtypit qe eshte kthyer ne nje pacavure ne sherbim te polities.
Nuk eshte ne hetim vampiri sali qe ka 30 vjet qe pi gjakun e shqiptareve dhe jo ky qe nuk ka mare detyren akoma
Bajromi a i paster si Edi, Saliu e Saliu/Meta.....Kot e keni o beqi ra....
Baromi e ka ngjy gishtin skuthi. Per ato qe e njohin e dine si e ka dredh nga mjek ushtrie(s’kane as ushtare per t’i vizitu ka 20 vjet) u be shef i shtabit pergjithshem. Nderkohe jane me dhjetera oficere karriere me akademi brenda e jashte vendit e s’i pyet kush. Edhe zv/shefe e shtabit eshte deficentja e karrikatura Manushaqe Shehu, gruaja e Sal Shehut qe Ilir koklop Meta shkoi ta ndihmojr duke rraf policet e bashkise. Si duket te dy keto qelbesira edhe baromi edhe Minushaqja si debile qe jane kastile kane uzurpu ato pozicione me ndihmen r dekretet e ilir koklopes se skraparit.