
Prokuroria e Posaçme kërkon burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës, janarin e vitit 2020.
Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz.
Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në Shijak.
Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.
Ka dyshime se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.
“I pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës dhe nuk e tregon as sot”, është shprsehur prokurorja Elida Kaçkini
Për gjetjen e kufomës së tij janë kryer disa herë kërkime nga Policia.
Lini një Përgjigje