
Policia italiane në zonën e Atilias ditën e djeshme ka intensifikuar kërkimet për personin e dyshuar si autor të vrasjes së shqiptares 35-vjeçare.
Sipas të dhënave të raportuara nga mediat lokale, bëhet me dije se pas sigurimit të disa dëshmish dhe pamjeve filmike, ekspertët kanë mundur të krijojnë një identikit për autorin e dyshuar të krimit.
Me mjaft interes për hetuesit e kësaj ngjarjeje makabre është dëshmia e bashkëshortit të viktimës, i cili është shfaqur para Policisë italiane si një person që e donte shumë gruan e tij. Policia ia ka marrë dëshminë në banesë e për pasojë i ka ushtruar edhe kontroll banese. Ekspertët e hetimit kanë paraqitur ditën e djeshme gjendjen e tronditjes së fortë të bashkëshortit, ndërkohë sipas tyre ai ishte në punë si kopshtar, por në oborrin e banesës së tij është gjendur një mjet luksoz, çka ka rritur dyshimin se bashkëshorti së paku duhet të ketë dijeni mbi aktivitetin që kryente viktima.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se Nevila Pjetri nga Elbasani dyshohej se shfrytëzohej për ushtrim prostitucioni në Itali, por autoritetet italiane bëjnë me dije se po hetojnë në një mori pistash.
Dëshmia e bashkëshortit të saj, Leonardo Marku, ka treguar se ajo ishte punonjëse në një kompani dhe mbrëmjen e ngjarjes i kishte thënë atij se po dilte për një kafe me një mikun e saj, kafe prej së cilës ajo nuk u kthye më. Leonardi nuk e njoftoi Policinë e madje ai tha se e kishte marrë vesh ngjarjen e rëndë pikërisht nga karabinierët kur i kanë shkuar në shtëpi të nesërmen në mëngjes, disa orë pas krimit makabër.
MEDIAT ITALIANE
Policia italiane iu ka thënë mediave vendase se trupi i Nevila Pjetrit nga Shqipëria është gjetur pranë shtratit të lumit Parmignola. Trupi i saj gjysmë i zhveshur thuhet se është zbuluar nga disa turistë, të cilët gjendeshin në atë zonë. Ndonëse ende nuk janë publikuar detajet e autopsisë për mënyrën se si është ekzekutuar gruaja, ka dyshime që ajo është dhunuar barbarisht. Sipas të dhënave, ajo ka një plagë pas koke që autoritetet besojnë se është plagë thike, por ende nuk dihet nëse është vrasje me armë zjarri apo me thikë. Policia italiane po përpiqet të gjejë mjetin nga ku ka dalë trupi i pajetë i shqiptares, pasi Polica italiane pretendon se ajo është vrarë në një vend tjetër për t’u hedhur më pas në bregun e lumit.
Po ashtu, Policia italiane pretendon se ka edhe pamjet e një burri, i cili është fiksuar nga një kamera rruge momentin që e ka nxjerrë trupin e pajetë të gruas nga makina për ta lënë në vendin edhe ku u gjend! Policia ka shkuar në vendin ku bashkëshorti i saj pretendon se punonte bashkëshortja e tij, në një kamping në zonën ku banonin dhe ka marrë disa dëshmi. Po ashtu, janë siguruar dëshmi fqinjësh të çiftit të ri. Ndërkohë bëhet me dije se janë siguruar edhe dëshmi nga mikesha të viktimës, të cilat pritet të japin edhe detajet e vlefshme të aktivitetit të saj.
Tutori me vëlla në Policinë shqiptare
Prej ditësh nëpër mediat italiane publikohen të dhënat e një dosjeje shfrytëzimi prostitucioni të vajzave shqiptare nëpër rrugët e Italisë. Ata kanë hapur një histori të vitit 2013 duke iu kthyer disa dëshmive të dy vajzave për të riparë se deri ku kanë shkuar hetimet për denoncimin e atyre dy vajzave që shfrytëzoheshin në rrugët e vendit të tyre. Vajzat në dëshmitë e lëna në Policinë italiane kanë treguar fakte tronditëse, derisa kanë thënë se vëllai i njërit nga tutorët e tyre ishte oficer policie në Shqipëri dhe se ky person kishte mundur të fshihet në vendin tonë për shkak të mbrojtjes që kishte në Polici.
Madje, hetuesit italianë pretendojnë se tutorët shqiptarë arrinin deri atje se paguanin shoqet e viktimave të tyre që mos të dëshmonin kundër tyre për historitë e shfrytëzimit të vajzave shqiptare në Itali.
Sipas mediave vendase mësohet se Gjykata italiane kanë dokumentuar faktin se trafikanti me inicialet K.S. që u fsheh për pesë vjet me radhë në vendin e tij u shpall fajtor 16 marsin e 2016, duke u dënuar me 7.8 vjet burg për akuzat e plagosjes së rëndë dhe shfrytëzimit të prostitucionit të parashikuar nga ligji italian që u plotësua më vonë me një urdhër arresti më 16 shtator 2019. Akuzat ndaj tij u provuan nga dy të reja shqiptare që të dyja të shfrytëzuara në Torino. Gjykata në atë dosje flet për përleshjen e vajzave për zonat në të cilët punonin por pas dëshmive të tyre u mësua se fshiheshin tutorët shqiptarë që kishin ikur nga Italia dhe fshiheshin në vendin tonë nën mbrojtjen e Policisë.
Lini një Përgjigje