Shqiptarja e vrarë në Itali, reagojnë familjarët: Jemi të tronditur, na ndihmonte ekonomikisht, s'i gjejmë dot çantën

7 Qershor 2022, 17:28Kronika TEMA

Shqiptarja e vrarë në Itali, reagojnë familjarët: Jemi

Kunata e 35-vjeçares, Nevila Pjetri e cila u masakrua në Itali, ka treguar se është tronditur nga ngjarja e rëndë. 

Në lidhje me raportimet se 35-vjeçarja punonte si prostitutë në Itali, kunata thotë se nuk ka pasur dijeni, duke i quajtur lajme të pavërteta. 

Në rrëfimin e saj ajo numëron rastet e shumta kur e ndjera ka ndihmuar familjen e saj.

E prita shumë keq lajmin, e mësova nga bashkëshorti i kunatës (Nevilës). E përjetuam keq, se besonim dot që asaj mund t’i ndodhte një gjë e tillë. Dy ditë para vrasjes fola me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur, është katastorfë, e papritur. Trupi do e sjellin në Shqipëri, nuk e lëmë dot atje. Kemi komunikuar me bashkëshortin e saj. Edhe ai është shumë i tronditur sepse dhe për të është e pabesueshme. Doli si gjithmonë, por nuk u kthye më në shtëpi. Se si ka qenë ngjarja asnjë nuk e di. Mbante kontakte me ne dhe na kishte vendosur në dijeni për gjithçka, ishte e lumtur me bashkëshortin e saj. Na ndihmonte ekonomikisht, kur kishim ndonjë problem, ndonjë hall. Ajo ishte për mua kaluar motrës, jo kunatë. Kam kaluar një tronditje e madhe. Duam të dimë kush e ka vrarë, do bëjmë çmos që ta sjellim trupin e saj të pajetë. Shteti të na ndihmojë.  Sendet që ka pasur me vete nuk i gjende, as çanta dhe as patenta. Ngjarjes do i shkojmë deri në fund”./mcn

3 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Të vjen vërtetë keq, sidomos për burrin. Një zot e di sa dhëmbje duhet të ndjejë i shkreti për këtë gjëmë që e gjeti. Nga sa shkruhet, mësojmë se duhet të ketë qënë një lidhje e fortë shpirtërore midis çiftit. Gjynah!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sinoptikani

      Te dalesh gjithmone naten, nuk eshte e thene se punon si prositute. Te hipesh nga nje makine ne tjetren, nuk eshte e thene se po prostituoesh, thjeshte perdor mjete te ndryshme per te arritur ne destinazion. Dje doli kush e kishte vrare (e kane arrestuar). Njihej si person me precedet dhe se ai si shume te tjere e merrnin ne makine. Si lajm, po ate nate, kishte vrare dhe nje transvestito.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Sipas policisë Italiane , gruaja ushtronte prostitucionin kurse burri që e donte fort rrinte në shtëpi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje