
Vëllai i 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri e cila u vra me plumb në kokë në Itali, rrëfen detaje në një intervistë për News24.
Dritani, mohoi prerë që motra e tij të ketë qenë prostitutë, ndërsa rrëfeu dhe bisedat e fundit me të, ku tha se kanë folur e qeshur të premten gjithë natën, ndërsa të shtunën ka marrë lajmin e rëndë.
“Ne jemi 5 fëmijë, dy motra e pesë djem. Me motrën kishim shumë raporte të mira. Ne ishim shumë të varfër. Të dy prindërit kanë vdekur, babai ka tre vjet, mami tre muaj. Nevila na ndihmonte, na merrte në telefon, na fliste. Flisnim shumë shpesh. Nga të gjithë, unë e kam përjetuar më shumë dhimbjen e madhe.
Nuk është e vërtetë që motra ishte prostitutë. Të dyja motrat i futi policia në burg, pavarësisht se nuk kishin bërë asgjë. I mbajtën 2-3 javë dhe pastaj thanë që s’kanë gjë, kanë dalë të pastra. Nevila ka pasur bashkëjetesë, por nuk ka pasur fëmijë. Me Leonardon ka një vit që njihej, unë e njihja nga afër atë.
Kam shkuar te shtëpia e tyre në Itali, kam ndenjur 2-3 muaj. Ata i kishin raportet shumë të mira, as nuk ziheshin, as hiç, rrinin si njerëz. Nevila kishte permeso, ja bëri letrat Leonardo, u martuan me celebrim. Ai e ndihmoi si njeri. Leonardo ka qenë i martuar më parë, kishte dhe një vajzë 14 vjeç, që Nevila e donte shumë se e mbanin në shtëpi”, tha vëllai i 35-vjeçares.
Lini një Përgjigje