I shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

30 Tetor 2025, 14:48Kronika TEMA
I shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për trafikim droge.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetasi D. M., 37 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Korçës, më datë 29.10.2025, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Hetimet kanë treguar se 37-vjeçari dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit J. B., 46 vjeç, i cili u arrestua katër ditë më parë në fshatin Vishocicë, Devoll, gjatë një operacioni policor, ndërsa transportonte 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni i koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor i 46-vjeçarit që u kap gjatë operacionit, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.

Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, drejt shtetit grek, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

D. M., 37 vjeç, të cilit Gjykata e Korçës, më datë 29.10.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. M. është bashkëpunonëtor i shtetasit J. B., i cili u kap në fshatin Vishociçë, Devoll, gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.

Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje