Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë.
Gjatë seancës së sotme për çështjen e Sterilizimit, Beqaj u shpreh se akuza e re që u rikualifikua nga gjykata, nuk i është komunikuar asnjëherë. Ish-ministri pretendoi se i është komunikuar vetëm akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Beqaj refuzoi gjykimin e shkurtuar, duke pretenduar pafajësi dhe kundërshtuar aktet e dosjes së SPAK. Kurse 8 të pandehurit e tjerë që e pranuan akuzën, po procesohen me gjykim të shkurtuar, mes tyre edhe ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj.
Ndërkohë, Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij, duke kërkuar qartësi në formulimin e tyre.
Shyqyr, se s'të ka ngelur pishman dhe t'a paska ka bërë burgun e lehtë
Vertet qenke kulluf o Kulluf Edvinist , nga koka deri te kembet .Mjer Shqiperia per keto vemje qe u duket vetja inteligjent kur shkuruajne .